Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i nuses që helmoi vjehrrën: I hodha helm në lëngun e portokalli­t dhe e mbyta me duart e mia

-

Krimi

tronditës i ndodhur në prill të vitit 2017, ku humbi jetën 47- vjeçarja, Lirie Lami, u zbulua pas një hetimi 10 mujor të prokuroris­ë për Krime të Rënda. 21- vjeçarja Marjana Çmeta përfundoi në pranga dy ditë më parë, pasi dyshohet se vrau vjehrrën Lirie Lami paraditen e 30 prillit në shtëpinë e saj, në zonën e ish- frutikultu­rës në Kamëz. Dy muaj pas krimit makabër, e reja, e cila ishte shtatzënë, vendos të shkojë tek hoxha i zonës Hysen Shehu dhe të rrëfehet. Herën e parë ajo dështon të tregojë historinë, por një javë më vonë, Hoxha e thërret për ta dëgjuar dhe vendos të regjistroj­ë me kamera. "Mendoja se vjehrra donte të më ndante me Oltionin. Debatet mes nesh ishin të forta, derisa ajo bashkë me vjehrrin ikën nga shtëpia dhe u vendosën në shtëpinë e vjetër. Atë ditë e takova Lirien, pasi kishte shpërndarë qumështin dhe po blinte disa fidanë për t'i mbjellë. E ftova në shtëpi, pasi nuk hynte asnjëherë brenda. I thashë "dua pajtim" të kalojmë mirë. Sa hyri i nxora një gotë lëng ku kisha hedhur fostoksinë­n. Pak minuta më vonë filloi të bërtiste me të madhe. Kisha frikë se mos zbulohej. Hyra në dhomë dhe e gjeta duke tentuar të hapë dritaren. Perdja ra përdhe. Ajo s'po jepte shpirt, mora një shall dhe tentova ta mbysja me të. Pastaj e shtrëngova me duar derisa ndërroi jetë", ka rrëfyer Marjana. Më tej nusja i ka kërkuar hoxhës ta ndihmojë të gjejë qetësi shpirtëror­e. "Që kur e vrava nuk gjej me qetësi. Më kanë pushtuar xhindet. Më ndihmo të dal nga kjo gjendje, të më falen mëkatet mua dhe asaj",- është shprehur e reja. u kthye tek prindërit. 21vjaçaria në kohën kur është kryer krimi, ka qenë shtatzënë më Oltianin. Ajo ka një vajzë 5 muajsh me ishbashkës­hortin. Oltiani, djali i të ndjerës nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa. Pasi varrosi të ëmën u vu në kërkim të së vërtetës. "Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat nuk e merrte më në telefon. I thosha unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo ( Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që ' magjistarj­a duhet dënuar'. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që "do ta vras magjistare­n", tregon Oltiani.

 ??  ?? Nusja, Marjana Çmeta
Nusja, Marjana Çmeta
 ??  ?? Viktima, Lirie LamI
Viktima, Lirie LamI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania