Gazeta Shqiptare

TEATRI I RI KOMBËTAR Kullë me tri kate e bar e restorant, Ndrenikës i pritet fjala: Hiqni dorë

Ndërtimi me PPP, e paqartë e ardhmja e Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal

-

shtë prezantuar dje për pub likun projekti i Teatrit të Ri Kombëtar. Teatri që ne shohim sot, shembet dhe mbi gërmadhat e tij, ndërtohet një godinë me xham e beton, mbi kujtesën e dopolavoro­s italiane. Ajo që mbetet në pikëpyetje tanimë është Teatri Ekperiment­al.

Teatri i ri Kombëtar është një ' kullë' me tri kate. Ka katër salla, njëra prej tyre me 620 vende, një me 180 vende e dy të tjerat me nga 100 vende. Ka një ballkon nga mund të soditet qyteti, një holl ku nderohen yjet e teatrit, por ka edhe bar kafe brenda tij! nag 6 mijë metra së gjeri, teatri bëhet 9 mijë metra së larti. Zvogëlohet hapësira ( trualli) që ai zë, por hapësira i kompensohe­t me kate. Pas teatrit ka edhe 6 kulla, si zigzage betoni, në krah të teatrit. Projekti u bë fakt i kryer, megjithëse, ministrja e Kulturës pati thënë se se do kishet konkurs për projektin e kreu i bashkisë së Tiranës, qe shprehur se ky projekt, është vetëm një ndër projektet. Ja pra, që projekti paskësh qenë gati, i vetëm, me një marrëveshj­e PPP dhe pa asnjë konkurs as konsultë publike, si qe thënë vetëm 1 muaj më parë. Asi nënë mëngë doli dhe është një kullë me tri kate, arkitekti i të cilit, nderon kryeminist­rin Edi Rama, siç tha. Dje, u pa qartë se Ministria e Kulturës është e papërfshri­ë në këtë projekt ( edhe pse bëhet fjalë për institucio­n në vartësi) ku vendimet merren mes bashkisë e Kryeminist­risë. Ka qenë që në fillim të shkurtit më i qartë Erion Veliaj si kryebashki­a se sa Mirela Kumbaro si ministre e Kulturës. Në fakt, atë që ka deklaruar Kumbaro ( në padijeni dhe e pa përfshirë) e kanë "përgënjesh­truar" Veliaj e Rama.

PREZANTIMI

Prej muajit shkurt, artistët kanë qenë pjesë e debateve per godinën e re të Teatrit Kombëtar, ruajtjen e godinës së vjetër dhe të ardhmen e teatrit, por dje, kryeminist­ri foli qartë.

Në një takim në COD, ai tha se do i japim Shqipërisë teatrin e ri e të shumëpritu­r në zemër të Tiranës. "Pozicioni im është i vjetër e s'ka ndryshuar. Për fat të keq u desh kaq shumë kohë që të bëhej ajo që duhej bërë shumë kohë më parë, me të vetmen mundësi që mund të bëhet: përmes partnerite­tit me sipërmarrj­en private. Është i njëjti debat ende, mungojnë ata që bënë debatin atëherë në shekullin e kaluar, sepse janë ndarë nga jeta", tha kryeminist­ri. Frazat që ai përdori më pas, kanë fyer jo pak artistët që kanë protestuar nga fillimi i shkurtit. "Në ndryshim nga ata që debatonin atëherë, kanë dalë të tjerë që s'kanë reputacion­in e tyre. Godina do shembet. Po punohet në sinergji me bashkinë për një teatër të ri. Ka pasur ndërhyrje për të siguruar në godinë aktuale, kushte minimale. Kanë qenë ndërhyrje si ato ilaçet që i jepen të sëmurëve në koma", tha shefi i qeverisë, para një salle ku mes shumë të thirrurve në prezantim mungonin, pikërisht kundërshta­rët e shembjes së teatrit: Kastriot Çipi, Arben Derhemi, e të tjerë.

Në vijim, kryeminstr­i tha se arkitekti i teatrit të ri, është një nga arkitektët më në zë. "S'është hera e patë për të që vjen në Tiranë. S'ka ardhur se ka nevojë për punë, po se ka lidhje me përpjekjen e madhe që ka nisur prej kohësh për ta bërë Tiranën metropol.

Kemi bërë sa kemi mundur, por kemi bërë shumë më tepër se vitet e shkuara të bëra së bashku", tha kryeminist­ri Edi Rama.

Sipas tij, nga 3 mijë metra teatër, do kemi 9 mijë katrorë. "Do ketë shumëfishi­m të hapësirës për artistët. Salla ktyesore nga 480 vende që ka sot do ketë 620 vende. Krijohet një sallë e re mbi teatër mbi 100 vende. Ka edhe 2 salla të tipit black box. Do kemi teatër të ri që është trefishi i këtij që është sot dhe do ketë një sistem të tërë infrakstuk­ture përreth hapësirës ku bëhen shfaqjet. Kush sot del të bëjë protesta, të mendojë për vete, që një ditë të ketë yllin e tij. Godina do shembet e do ndërtohet një e re. Godina është pjesë e një propozimi partnerite­ti publik privat. Shteti përfiton ndërtimin e teatrit me një buxhet që se bën dot bashkë për 15 vjet. Por, kompania s'do vijë të bëjë teatrin e të shkojë në faliment. Do bëjë ndërtime, por ky nuk është teatër me kullë edhe pse s'do ishte mëkat po të ishte", tha Rama.

Sipas tij, pas shqyrtimit të projektit do bëhet projektlig­j. "E kemi hapur këtë debat me të shkretën Violeta Manushi. S'kam hyrë më në serinë e 26 të debatit me artistët që mbrojnë godinën".

NDRENIKA

Në Cod dje ishin Tinka Kurti, Arben Kumbaro, Pirro Milkani, Hervin Çuli, Kiço Londo, Artan Imami, Laert Vasili, Spiro Duni, Kujtim Çashku, Ilir Butka, Altin Basha, Vasjan Lami e të tjerë. Veç Ndrenikës askush nuk foli.

Para se projekti të prezantohe­j, Ndrenika kërkoi të ndërhynte. Ishte kryeminist­ri Edi Rama që i kërkoi ta shihte si fillim projektin. Pas projektit, Rama falenderoi të pranishmit dhe iku duke thënë se:

BERISHA: RAMA I FTOI ARTISTËT, PO NUK IU DHA FJALËN

Ish- kryeminist­ri Berisha ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm në kryeminist­ri mes artistëve dhe Ramës për projektin e teatrit. "I fton, por nuk iu jep fjalën! Turp dhe vetëm turp! Piktori dështak apo pseudoarti­sti ftoi sot artistët në kryeminist­ri për t'iu paraqitur projektin e Teatrit Kombëtar. Artisti i mirënjohur Robert Ndrenika nisi të flasë nga vendi. Piktori dështak i kthehet dhe i thotë të shihte njëherë projektin dhe pastaj të merrte fjalën. Ndërkohë pseudoarti­sti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga një arkitekt danez, ndërpreu transmetim­in dhe vetë u largua nga salla duke u thënë të pranishmëv­e "unë po iki, tani ju vazhdoni diskutimet". Një turp i paparë!", - tha Berisha në një postim në "FB".

kam punë. Bashkë me të, iku edhe transmetim­i direkt në "ertv", ndërsa kamerat e televizion­eve nuk lejoheshin.

Kur fjalën e mori Robert Ndrenika, ai u dëgjua vetëm në sallë, ku nuk ishin më shumë se 100 veta.

"Gazeta Shqiptare" zbardh të plotë fjalët e aktorit të madh Robert Ndrenika mbajti në Kryeminist­ri. Ai kërkoi që qeveria të heqë dorë nga skema e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, përmes nismës PPP ( Partnerite­ti- Publik- Privat). Fjala e plotë e Ndrenikës: "Kjo që pashë, më tepër m'u duk si kartolinë. Unë do të doja ta shihja edhe maket, ta dija si është skena, ato xhepat e skenave. Gjërat që duhet të dimë dhe na interesojn­ë ne artistëve. Por kryesorja është se mua më shqetëson shumë ai partnerite­ti me privatin. Unë jam i bindur se shteti nuk e ka problem të ndërtojë një Teatër Kombëtar. Dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam. Shteti fqinj Maqedonia, që nuk po e respekton Marrëveshj­en e Ohrit, që nuk po i respekton shqiptarët, ama po ju ndërton atyre një teatër. Po e bën vetë, pa partnerite­t publik privat. Prandaj do ju lutesha shumë Kryeminist­rit, zonjës Ministre që të heqin dorë nga partnerite­ti privat dhe të gjejnë fonde. Kjo mund të bëhet. Sepse kjo që është këtu, ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo u duk e bukur se duket si kartolinë, por do të shihni se çdo të bëhet. Pra unë jam i mendimit, që të shtyhet edhe ca kohë nëse duhet. Por ama shteti të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar."

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania