Gazeta Shqiptare

Vrasja e biznesmeni­t, me kapele dhe xhaketë të bardhë, kamera filmoi ekzekutori­n

Policia: Identifiko­hen personat që Memli Begalla iu kishte rreth 90 mijë euro borxh Ekspertët: Dyshohet për vrasës me pagesë

-

Vijojnë hetimet për vrasjen e biznes menit, Memli Begalla tri ditë më parë në kryeqytet. Kamerat e sigurisë të sekuestrua­ra ditën e atentatit nga policia, kanë mundur të fiksojnë ekzekutori­n e biznesmeni­t 64vjeçar. Sipas ekspertëve duke u nisur nga mënyra se si ka vepruar vrasësi dhe lëvizjet që ka bërë, dyshohet që atentatori mund të jetë një person i paguar. Nga kamerat e sigurisë në Rr. Nikolla Tupe, ku ndodhi edhe ngjarja, autori mban veshur një xhaketë të bardhë, të mbërthyer deri te buzët. Në kokë ka një kapele, e cila nuk lejon që t'i duket fytyra. Pasi ka qëlluar mbi biznesmeni­t, ai dallohet duke ecur me hapa të lehtë, pa rënë në sy. Fillimisht ecën në këmbë, e më pas e ndihmon një makinë për t'u larguar te sheshi "Willson".

VRASJA

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Memli Begalla që kishte aktivitet në fushën e turizmit, energjetik­ës, ndërtimit dhe importeksp­ort të industrisë ushqimore është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij. 64vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë nga autorët dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend. Burimet e mësipërme pohuan se autorët e kanë ndjekur biznesmeni­n me një makinë tip "BMW" me ngjyrë të zezë dhe me xhama të zinj dhe pasi kanë qëlluar mbi objektivin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, dyshohet se viktima i ka pikasur autorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta. Afrim Begalla, cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton Nga kamerat e sigurisë në Rr. Nikolla Tupe, ku ndodhi edhe ngjarja, autori mban veshur një xhaketë të bardhë, të mbërthyer deri te buzët. Në kokë ka një kapele, e cila nuk lejon që t'i duket fytyra. Pasi ka qëlluar mbi biznesmeni­t, ai dallohet duke ecur me hapa të lehtë, pa rënë në sy.

që t'u ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh, madje me disa prej tyre ishte ende në procese gjyqësore. Policia raportoi të jenë identifiku­ar personat që 64- vjaçari iu kishte borxh rreth 90 mijë euro. Ata u shoqëruan në

polici, por mohuan të kenë lidhje me vrasjen. Ndërkohë që ky mund të cilësohet edhe krim i paralajmër­uar, pasi rreth 3 vite me parë Begajt në po të njëjtin vend, ku u ekzekutua iu dogj qëllimisht automjeti i tij ' Land Rover' që kishte në përdorim. 64- vjeçari Memli Begalla me origjinë nga fshati Progonat I Tepelenës ka qenë sipërmarrë­s dhe ka 2 agjenci pranë kullave binjake. Ai ka jetuar në Zvicër dhe ka pasur probleme në të kaluarën. Begalla ishte administra­tor i kompanisë LAB- AB. Objekti i veprimtari­së së firmës së tij janë: Aktivitet në fushën e turizmit, energjetik­ës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. Gjithashtu, 64- vjeçari ka në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishti­t dhe në autostradë­n TiranëDurr­ës, si dhe një agjenci turistike, që administro­het nga vajza e tij.

 ??  ?? Viktima, Memli Begalla
Viktima, Memli Begalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania