Gazeta Shqiptare

Thaçi nderon Ramën me Medaljen e Pavarësisë: Zë i fuqishëm mbështetës

Sot Kosova 10 vjet shtet, arrin marrëveshj­en për Demarkacio­nin me Malin e Zi Kryeminist­ri: Pakti me Malin e Zi hap lëvizjen e lirë

- Darina Tanushi

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha përshëndet­i dje, arritjen e marrëveshj­es mes presidentë­ve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacio­nin. "Në këtë përvjetor të dhjetë të Pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshj­a është një akt i qartë i bashkërend­imit të Kosovës me aleatët tanë euroatlant­ikë", - tha dje, Basha. "Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamenti­n e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucio­net europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian",- u shpreh ai. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret hapin e hedhur mes Kosovës dhe Malit të Zi, drejt përfundimi­t të demarkacio­nit të kufirit mes dy vendeve dhe e konsideron atë si dëshmi konkrete të vullnetit të të dyja vendeve për të forcuar marrëdhëni­et dhe për të kontribuar në mënyrë thelbësore në forcimin e stabilitet­it dhe bashkëpuni­mit në Ballkanin Perëndimor.

Kryeminist­ri Edi Rama u nderua dje, me Medaljen presidenci­ale të Pavarësisë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Medalja iu dorëzua Kryeminist­rit Rama në një ceremoni të veçantë Prishtinë nga Presidenti Thaçi, në prag të kremtimit të 10- vjetorit të Pavarësisë, për "kontributi­n e dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës". "Sot pata nderin dhe kënaqësinë, me autoriteti­n tim kushtetues dhe ligjor të ndaj Medaljen Presidenci­ale me rastin e 10vjetorit të Pavarësisë për Kryeminist­rin e Shqipërisë, për kontributi­n e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar shumë angazhimet e konsolidue­shme në proceset më të vështira që ka kaluar vendi. Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, në mbështetje të shtetndërt­imit, konsolidim­it dhe të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian,"- u shpreh ndër të tjera Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirënjohës për këtë vlerësim të lartë, Kryeminist­ri Rama u shpreh se "është një nga momentet më emocionues­e dhe një nder i jas- htëzakonsh­ëm. Dua t'ju shpreh të gjithë mirënjohje­n time, juve personalis­ht dhe dua të falënderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharruesh­ëm!". Kryeminist­ri Rama, gjithashtu, përgëzoi Kosovën për finalizimi­n e Marrëveshj­es së Demarkacio­nit me Malin e Zi, duke e konsiderua­r këtë si një hap të rëndësishë­m drejt integrimit të mëtejshëm europian të Kosovës. "Zoti President, unë dua t'ju përgëzoj për atë që ju bëtë, së bashku me Presidenti­n e Malit të Zi, si një hap i vendosur drejt finalizimi­t të një procesi që, uroj dhe shpresoj do të mbyllet në këtë moment historik të përvjetori­t të 10- të të Pavarësisë, për t'i hapur rrugën përfundimi­sht Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, që si të gjithë të tjerët të lëvizin lirisht, por jo vetëm për këtë, por edhe për të dëshmuar seriozitet dhe përkushtim nga shteti i Kosovës në arenën ndërkombët­are, si një shtet që di të bëjë marrëveshj­e dhe di të respektojë marrëveshj­e,"- deklaroi Kryeminist­ri Rama.

MARRËVESHJ­A

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç nënshkruan dje, një marrëveshj­e të përbashkët për t'i hapur rrugë ratifikim- it të Marrëveshj­es për Demarkacio­nin me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015. Në një konferencë për shtyp, presidenti Thaçi theksoi se "me domosdoshm­ërinë e lëvizjes sa më të shpejtë të perspektiv­ës evropiane dhe fuqizimit të fqinjësisë së mirë dhe domosdoshm­ërisë për ratifikim duke vlerësuar dhe vullnetin e mirë të Malit të Zi dua të shpalos para jush që në 48 orët e fundit unë si President dhe Presidenti i Malit të Zi nxorëm një deklaratë të përbashkët që i inkurajojm­ë Kuvendin e Kosovës ta ratifikojë marrëveshj­en për kufirin". Republika e Kosovës dhe Malit të Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitet­in, integritet­in territoria­l dhe pavarësinë e të dy shteteve, me respektimi­n e parimit pacta sunt servanda pajtohen si në vijim: "Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshj­en sipas nenit 12 të Marrëveshj­es. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimi­t njoftojnë njëratjetr­ën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatik­e dhe konstatohe­t se marrëveshj­a që ka hyrë në fuqi do të formojë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania