Gazeta Shqiptare

Ndalohet kamioni më 11 kg heroinë në portin e Durrësit, bie në pranga shoferi

Policia: Droga kishte destinacio­n Italinë

-

DURRES- Policia Kufitare e Durrësit bllokoi ditën e djeshme një sasi rekord droge. Bëhet fjalë për rreth 11 kilogram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e cila kishte destinacio­n Italinë. Bëhet me dije se Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ' AA 943 OO' që po transporto­nte qese plastmase. Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin Bujar Shazivari, 63 vjeç, i cili drejtonte kamionin. Uniformat blu deklaruan se sekuestrim­i i drogës u bë falë kontrollev­e intensive për parandalim­in dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative në bashkëpuni­m me agjencitë e tjera ligjzbatue­se. Ndërko- hë gjatë kontrollit të imtësishëm me qen antidrogë dhe fibroskop, rezultoi se në kabinën e kamionit MAN me targë AA 943 OO, nën krevatin e shoferit, në një vend të fshehtë u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar heroinë. Mësohet se në vendngjarj­e mbërriti menjëherë grupi hetimor dhe specialist­ët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Nga kontrolli u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël. Brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe është sekuestrua­r në cilës- inë e provës materiale. Do të kryhet dhe peshimi i saj. Kamioni ishte me ngarkesë me qese plastmase me destinacio­n Firenzze, Itali. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësis­ht është shkëmbyer informacio­n me homologet Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkët­a në lidhje me këtë rast.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania