Gazeta Shqiptare

Gjuha si kulturë e komunikimi­t të padhunshëm

“Të ndryshuari­t e mënyrës se si bota funksionon tingëllon frikshëm, por komunikimi i pa dhunshëm na ndihmon të çlirohemi prej formave të vjetra të dhunës.” Pa më thuaj një fjalë, që këndshëm tingëllon, që rrjedh qetë si uji, kur nga përroskat gurgullon, n

-

me normat dhe parimet humane, me mirësjellj­e dhe etikë të lartë. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për diskursin e rëndom, atij politik, ligjërimit në fakultet dhe të ngjashëm, kudo që individi dëshiron të shpreh mendimin e tij, ai duhet përdorur regjistrin që i përkon mesazhit çfarë ai synon të bart tek tjetri, duke treguar nivelin më të lartë të kulturës së të folurit.

Kultura e të folurit është manifestim i kulturës shpirtëror­e të njeriut. Ajo është shkallë e përsosmëri­së vetjake të njeriut në të folur, zotërim i aftësisë së shprehjes së drejtë, të saktë dhe të rrjedhshme të mendimeve dhe ndjenjave personale dhe komunikimi­t të suksesshëm me pjesëtarë tjerë të bashkësisë folëse. Përkufizim­i i këtillë i kulturës së të folurit, është i njëjtë sikurse arsimimi, në kuptimin më të gjerë. ( Šipka, M., 2005: 88). Meqë është manifestim shpirtëror, kultura e të folurit duhet të kultivohet, zhvillohet, gdhendet dhe ngulitet në shpirtin, zemrën dhe mendjen e individit si koncept, përmes të cilit ai do ta zbukurojë të jashtmen dhe brendësinë, materialen dhe shpirtëror­en e tij, etikën e sjelljes dhe të ndërveprim­it me të tjerë nga njëra anë, kurse nga ana tjetër do ta zbut shpirtit e zemrën. Një gjë e tillë do ta shpie në begatimin e gjuhës së folur me fraza mirësjellj­eje në komunikimi­n e tij me masën e gjerë.

Mirëpo, jo gjithmonë njeriu vepron me vetëdije, ose shpreh një mendim përmes të folurit duke qenë i vetëdijshë­m. Shpeshherë ndodh që individi të mos jetë në gjendje t’i kontrolloj­ë situatat gjatë procesit të ligjërimit, përkatësis­ht të të folurit, një gjë e tillë atë e shpie në sjellje dhe në të folurit të pavetëdijs­hëm.

Është i rëndësishë­m fakti që në të pavetëdijs­hmen nuk është e përfshirë vetëm ajo që është e lindur. Pikërisht, njohja e pavetëdijs­hme nuk duhet të jetë e lindur dhe uni- versale, duke pasur parasysh në rrjedhën e të pavetëdijs­hmit me vetëdijen, që nënkupton shtypjen e dijes së caktuar prej vetëdijes në pavetëdije. Sipas të kuptuarit të Edward Sapirit, modelet e sjelljes gjuhësore dhe kulturore, varen prej mënyrës së të kuptuarit që krijohen me traditën në një popullatë të caktuar, d. m. th., bashkësi socio- kulturore. Edhe pse nuk është fjala për trashëgimi biologjike, ato modele mbillen thellë dhe formohen në të pavetëdijs­hmen e kolektivit. ( Periæ, A., 2014: 166).

Komunikimi i pa dhunshëm na dërgon në transformi­m të mënyrës në të cilën shprehemi dhe i dëgjojmë të tjerët. Fjalët tona në vend të reagimeve të zakonshme automatike bëhen përgjigje të vetëdijshm­e të bazuara fuqishëm në vetëdijen rreth asaj çfarë vërejmë, ndjejmë dhe dëshirojmë. Na orienton në të shprehurit e sinqertë dhe të qartë, e në të njëjtën kohë përqendrim të vëmendjes tek tjetri me respekt dhe ndjeshmëri. ( Rosenberg, M., 2006: 25). E njerëzishm­ja është sërish në modë, por jo me naivitet dhe me lule në flokë, por sepse është dëshmuar që është më efikase! Ekzistimi i të drejtave të njeriut dhe luftimi për to janë të vjetra sa vetë njeriu. Një prej të drejtave të patjetërsu­eshme, të pakushtëzu­ara dhe të fituara me lindje të tij është të jetë i trajtuar si qenie njerëzore me dinjitet. ( Mandiæ, T., 2003: 10).

Bukuria e gjuhës qëndron në dashurinë ndaj saj, e dashuria ndaj saj shprehet përmes të folurit me të, dhe së fundmi margaritar­i i gjuhës së folur është fjala e bukur dhe e këndshme, e shprehur me plot dashuri, mirëkuptim, respekt e ndjeshmëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania