Gazeta Shqiptare

Elbasan, prokurores i humbasin tri dosje hetimore të korrupsion­it

Xhaferri, hetimet për pastrim parash dhe abuzim me fondet Dyshime, se fashikujt janë marrë nga punonjës

-

Tri dosje të rëndë sishme të Prokuror isë së Elbasanit kanë rezultuar të humbura. Vetë prokurorja Armanda Xhaferri ka bërë denoncimin në polici, pasi ka konstatuar së në zyrën e saj kishin humbur 3 fashikuj të procedimev­e penale. Bëhet fjalë për dy dosje për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, materiale të mbërritura nga Njësia Task Forcës për hetimin e korrupsion­it. Burime nga policia bënë me dije se konstatimi i mungesës së fashikujve në zyrën e saj është bërë nga vetë prokurorja Xhaferri, katër ditë më parë. Bëhet me dije se nga verifikime­t paraprake rezulton se ngjarja është pasojë e konfliktev­e të brendshme në institucio­nin e akuzës në Elbasan. Ndërkohë, një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë ka verifikuar zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë. "Ka dyshime të forta se fashikujt janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj", thonë burimet policore. Prokurorja Xhaferri, me firmën e titullarit është transferua­r në një seksion tjetër dhe sipas ligjit, duhet të bëjë dorëzimin e dosjeve, që tashmë pretendohe­t se janë zhdukur. Zhdukja e fashikujve mbetet ende e paqartë, por Xhaferri ka pretenduar para hetuesve se bëhet fjalë për dosjet tejet të rëndësishm­e dhe me impakt të lartë në publik e për këtë arsye, këmbëngul që hetimin e këtyre çështjeve duhet ta vijojë ajo. Mësohet të ketë qenë pikërisht kjo, arsyeja pse më herët prokurorja ka refuzuar të bëjë dhe dorëzimin e fashikujve, të cilët më pas nuk i ka gjetur në zyrën e saj të punës, por janë marrë prej andej nga administra­ta e prokuroris­ë dhe i janë dorëzuar një tjetër prokurori. Mbetet ende i paqartë konflikti i lindur në institucio­nin e organit të akuzës në Elbasan dhe përsa u përket emrave të personave që po hetohen për pastrim parash e korrupsion, burimet poli- Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë ka verifikuar zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë. "Ka dyshime të forta se fashikujt janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj", thonë burimet policore.

core janë treguar të rezervuar. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për veprime të mëtejshme dhe po hetohet për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikulli­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania