Gazeta Shqiptare

Basha, në Fier e Novoselë: Situata alarmante, qeveria braktisi qytetarët

Kreu i PD shoqërohet nga kryebashki­aku socialist, përgëzon ushtarët në terren Banorët: S'kemi ujë të pijshëm, s'kemi marrë asnjë ndihmë

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, inspektoi dje në Fier fshatin e Darëzezës dhe në Ferras, dy nga zonat më të prekura nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Vjosës. Z. Basha është njohur me situatën problemati­ke i shoqëruar nga kryebashki­aku i PS, Armando Subashi. Kreu demokrat përmes një postimi në "Facebook" bëri thirrje për ndihma për banorët në këto momente kritike, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të vërshimit të ujërave. Basha pohoi se të hyje në fshat ishte e pamundur, pas përmbytjev­e të shkaktuara nga reshjet e shiut. Mes të tjerash, ai theksoi se kryebashki­aku i Fierit, Armando Subashi e kishte njohur me situatën dhe masat e marra. "Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrim­i i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosje­n e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashki­aku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që reshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura", deklaroi z. Basha. Kryetari i PD- së ndaloi edhe në Ferras të Fierit, duke e cilësuar situatën alarmante. Basha deklaroi se në këtë fshat të Fierit, situata është alarmante dhe banorët ankohen se janë braktisur nga qeveria dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Sipas kryedemokr­atit, furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në Ferras është nevojë urgjente. "Situata alarmante. Banorët ankohen se janë braktisur nga qeveria dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në Ferras është nevoje urgjente", - theksoi z. Basha. Po dje, kreu i PD- së vizitoi edhe zonën e Novoselës në Vlorë, një tjetër zonë e përmbytur, ku realiteti ishte i njëjtë si në Ferras, braktisje e banorëve nga qeveria. Një

banore iu ankua z. Basha: "Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. I kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S'ta solla unë shiun - më tha - dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte - i thashë. Ta ngrinte çupa - më tha. - I thashë mos më jep mend mua dhe ik". Një tjetër banor u shpreh: "Dalin në televizor me paturpësin­ë më të madhe dhe thonë kemi

sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë". Kure z. Basha pyeti: "Ju kanë sjellë gjë?". Ndërsa banori u përgjigj se deri tani nuk ka ardhur njeri. Gjithashtu, z. Basha u interesua për ujë dhe ushqime, ndërkohë që banorët thanë se nuk kanë marrë asgjë nga qeveria. Banorët denoncuan me dokumente edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërbl­imet. "Kryeminist­ri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërbl­ehen

të gjithë personat. Këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë gjë nuk na ka dëmshpërbl­yer. Mbetën ato... Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë", i tha një banor, kreut të PD- së.

Më herët, kreu i PD- së me anë të një postimi në "Facebook" publikoi denoncimin e një qytetari nga Fieri. Sipas mesazhit që ka publikuar Basha, Vjosa ka dalë nga shtrati dhe banorëve nuk u

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kutalli
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kutalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania