Gazeta Shqiptare

Pensioni social, pesë kushte për përfituesi­t, dokumentet që duhen

Manuali i ISSH/ Trajtohen personat mbi 70 vjeç

- Ornela Manjani

Instituti i Sigurimeve Sho qërore publikon kriteret e përfitimit të pensionit social. Për t'u përfshirë në skemën e përfitimit personat duhet të jenë mbi moshën 70 vjeç, të qëndrojnë në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit, nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshm­e dhe nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social. Kushtet bëhen të ditura në manualin e publikuar së fundmi nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore citohet se pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

DOKUMENTAC­IONI

Për t'u kualifikua­r si përfitues të pensionit social personat duhet të plotësojnë dosjen me dokumentet. Sipas manualit mësohet se duhet të dorëzohet fotokopje e kartës së identiteti­t; certifikat­ë familjare; deklaratë për gjendjen socialekon­omike; vërtetim nga zyra e gjendjes civile që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite nga koha që paraqet kërkesën; vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike; certifikat­ë pronësie dhe/ ose akti i marrjes në pronësi/ në përdorim të tokës; vërtetim për ndihmën ekonomike dhe deklaratë nëse je aksionar apo bashkëpron­ar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura.

MASA E PËRFITIMIT

Sipas ligjit në fuqi janë dy kategori përfitimi. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga

burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Në manualin e ISSH- së saktësohet se kri-

teret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania