Gazeta Shqiptare

Vetingu, Hysi: Jemi në rrugë të mbarë, rezultatet e para në fillim të vitit

Nënkryetar­ja e Kuvendit rrëfen për reformën në drejtësi: Ishte universite­t i dytë "Seancat, më të disiplinua­ra nën drejtimin e Ruçit"

- Darina Tanushi

Nënkryetar­ja social iste e Kuvendit, Va silika Hysi ka pranuar të flasë për herë të parë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" për propozimin që iu bë për të qenë numri "dy" i Kuvendit. Ajo shprehet se tashmë seancat parlamenta­re, nën drejtimin e Gramoz Ruçit janë më të disiplinua­ra.

Znj. Hysi jeni prej gati tre muajsh në postin e nënkryetar­es së Kuvendit. Si e pritët kur jua propozuan këtë detyrë?

Propozimi u bë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste nga z. Gramoz Ruçi dhe u miratua nga kryesia. E mirëprita, pasi së pari është vlerësim për kontributi­n e dhënë, por edhe mundësi për të pasur një përvojë pune në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Isha kurioze të punoja me z. Ruçi. E kam vlerësuar si sekretar të Përgjithsh­ëm të partisë dhe kryetar grupi. Gjithnjë e kam vlerësuar z. Ruçi për faktin se nuk ka fjalë të shumta, është i prerë në marrjen e vendimeve, i qartë, i saktë, vlerësues për punën që bën, i jep drejtim shpejt dhe me pjekuri, pa lënduar, çështjeve paksa delikate, mbështetës për gratë në politikë. Dhe një aspekt i veçantë, që shumë pak vetë e njohin, është natyra njerëzore e tij, shpesh e palexuar në pamjen e jashtme dhe mes ekranit, por kush punon me të e vë re menjëherë. Mos harroj të them që është një njeri që i gjendet pranë njerëzve në shqetësime­t dhe hallet e tyre. Besoj se do të jetë një përvojë e bukur në karrierën time në politikë.

Ju, për disa kohë, në fund të legjislatu­rës së shkuar, drejtuat Komisionin e Ligjeve. A do të donit të vazhdonit në këtë detyrë?

Unë vazhdoj të jem anëtare e Komisionit të Ligjeve dhe jam e kënaqur me detyrën e re që më është besuar. Megjithatë, ishte një përvojë e bukur dhe shumë profesiona­le, ndonëse jo e lehtë, nëse mban parasysh që zëvendësoj­a kolegun tim, z. Fatmir Xhafaj që kishte krijuar profilin e vet të gjatë si kryetar komisioni dhe njeri me kontribute dhe reputacion në parti dhe në drejtimin e komisionit.

Përveç angazhimit politik, ju jeni edhe pjesë e universite­tit. A do preferonit të rikthehesh­it me kohë të plotë në auditore?

Nuk e përjashtoj si mundësi në një moment të karrierës sime. Nuk jam shkëputur nga jeta akademike, pasi ajo është shumë e bukur dhe aty unë fillova rrugëtimin e karrierës profesiona­le, 32 vjet më parë. Prej vitit 2009, jam angazhuar me kohë të pjesshme dhe dy vitet e fundit, më pak, për shkak të angazhimev­e me reformën në drejtësi dhe punën si e zgjedhur. Përpiqem të gjej kohë nga koha ime private dhe familjare, të ndjek zhvillimet e fundit në fushë, të lexoj, të shkruaj artikuj ose kumtesa shkencore, të drejtoj ndonjë punim shkencor të studentëve në programin e doktoratur­ës. Të qënit në auditor me studentë/ et dhe diskutimet me ta për çështje të caktuara profesiona­le është një adrenalinë e vërtetë.

Sa ka ndryshuar parlamenti nën drejtimin e Gramoz Ruçit? A është bërë më autoritar ky drejtim, krahasuar me drejtimin e zotit Meta, kur koha që i linte për të folur ish- kryeminist­rit Sali Berisha ishte më e gjatë?

Seancat plenare kanë ndryshuar. Rregullorj­a e Kuvendit zbatohet më mirë ndaj cilitdo, ish- kryeminist­ër ose kryeminist­ër, deputet i mazhorancë­s apo i opozitës. Nuk mund të them se është me autoritar, por rregullorj­a respektohe­t dhe seancat janë më të disiplinua­ra. Autoritar ka kuptim shpesh negativ dhe që përjashton diskutimin dhe konsensusi­n në vendimmarr­je. Z Ruçi drejton Këshillin e Rregullore­s dhe atë të Legjislaci­onit, mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve, mbledhjet e Byrosë. Shpesh është më tolerant dhe krijon hapësira për konsensus me shumë sesa vetë anëtarët e këtyre organeve. Pa dyshim, kjo është edhe shprehje e pjekurisë politike dhe përvojës së gjatë të tij. Tashmë, “Nuk jam shkëputuar nga jeta akademike, pasi ajo është shumë e bukur dhe aty unë fillova rrugëtimin e karrierës profesiona­le, 32 vjet më parë. Të qënit në auditor me studentë/ et dhe diskutimet me ta për çështje të caktuara profesiona­le është një adrenalinë e vërtetë”.

mund të thuhet se të gjithë jemi familjariz­uar me zbatimin e Rregullore­s, më të vetmin përjashtim që ka deputetë që flasin për gjithçka, por jo për përmbajtje­n e projektlig­jit që është në rend të ditës. Besoj shumë shpejt do zbatohet edhe kjo pikë e rregullore­s që për çështjet jashtë rendit të ditës të flitet në kohën prej 60 minuta që parashikon rregullorj­a e Kuvendit.

Keni qenë një nga njerëzit që e ndoqët nga afër hartimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Sot që ka kaluar kohë, që prej natës së 21- 22 korrikut, kur kjo reformë u miratua, si ju duket se po ecën?

Po më ktheni në një periudhë që nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës sime. Në një moshë të pjekur dhe me përvojë pune, mu desh të bëja një universite­t të dytë. Kohë të bukura, mes njerëzve profesioni­stë, ekspertë vendas dhe të huaj, punë pa njohur ditë pushimi dhe orare zyrtare. Me stres, tensione, të papritura, diskutime dhe nevoja për të gjetur konsensus herë pas here. Dhe gjithë kjo punë prodhoi shumë produkte. U diskutuan dhe u hartuan shumë ligje që përmbajnë risi. Kuptimi dhe zbatimi i tyre do kohën e vet. Me gjithë pengesat dhe vënien në provë të reformës në drejtësi, herë me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetues­e dhe herë me rishpallje­n disa herë të thirrjeve për shprehje interesi nga kandi- datët jogjyqtarë dhe joprokuror­ë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, më së fundi procesi po ecën. Si çdo gjë e re ka edhe vështirësi. Të mos harrojmë që bojkoti i opozitës për më shumë se tre muaj e pezulloi procesi i ngritjes së organeve të vetingut. Shpërndarj­a e parlamenti­t për shkak të zgjedhjeve pati ndikimin e vet. Mund të them se zbatimi i reformës është në rrugë të mbarë.

Procesi i vetingut është një nga kushtet që ka vënë edhe Bashkimi Evropian për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Kur mund të quhet ky proces i përfunduar?

Bashkimi Europian ka vënë si kusht fillimin e procesit dhe rezultatet e para. Unë jam optimiste se do kemi rezultatet e para në fillimin e vitit. Për sa ju thoni për përfundimi­n e tij, mund të them se tashmë që ky proces ka filluar, besoj se afatet e përcaktuar­a në Kushtetutë dhe në ligj do të mund të zbatohen. Konkretish­t, organet e vetingut kanë disa përparësi në fillimin e procesit. Kështu, rivlerësoh­en me përparësi kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë për Këshillat emrat e të cilëve janë depozituar, Prokurori i Përgjithsh­ëm, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, Gjykata së Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Rrethi i personave që i nënshtrohe­t vetingut është i gjerë, jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe këshilltar­ët ligjorë të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetues­e, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administra­tive, ndihmësit ligjorë pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe me kërkesë ish- gjyqtarë, ish- prokurorë, ishkëshill­tarët ligjorë të Gjykatës së Lartë, dhe të Gjykatës Kushtetues­e që kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet.

Kushtetuta cakton dy afate për punën e organeve të rivlerësim­it, 5 vjet për Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it dhe Komisioner­ët Publikë dhe 9 vjet për Kolegjin e Apelimit. Përmbyllja e procesit varet nga çështjet që mund të dalin gjatë rivlerësim­it, kompleksit­eti i tyre, numri i ankimimeve etj. Nëse ky proces nuk përfundon nga këto organe brenda afateve kushtetues­e vazhdimin e çështjeve të pa trajtuara e bëjnë respektivi­sht Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë për prokurorët, drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme do vazhdojë të ushtrojë kompetenca­t e komisioner­ëve publikë dhe Gjykata Kushtetues­e do të ndjekë ankimet ndaj vendimeve të Komisionit ende të papërfundu­ara.

Ambasadori i SHBA- së Donald Lu ka folur për "peshq të mëdhenj" që do të kapen në fillim të vitit që vjen. Cilët mund të jenë këta?

Krimi i organizuar dhe korrupsion­i kryhet nga "peshq të vegjël", por edhe "të mëdhenj" ose me në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin. "Peshqit e mëdhenj" edhe nëse nuk janë direkt të përfshirë, ata me vendimet e tyre, mbështetje­n mund të krijojnë lehtësira. Pa dashur të interpreto­j fjalët e ambasadori­t Lu, "peshqit e mëdhenj" janë ose kanë qenë jo vetëm në administra­të, në nivele politike dhe në sistemin e drejtësisë, polici etj., por edhe në sektorin privat dhe mes njerëzve që drejtojnë ose financojnë

 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­ja socialiste e Kuvendit, Vasilika Hysi
Nënkryetar­ja socialiste e Kuvendit, Vasilika Hysi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania