Gazeta Shqiptare

Basha në Fushë- Krujë: Duhet ndërhyrje urgjente nga qeveria

Kryetari i PD- së dhe deputetët shpërndahe­n në zonat e përmbytura "Përgjegjës­it do të dalin pas fazës së emergjencë­s"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha i kërkoi dje, kryeminist­rit Edi Rama të dërgojë ndihma në FushëKrujë. Kreu i PD- së, iu rikthye banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në zonën e Fushë- Krujës, duke vizituar disa shtëpi. "Në Fushë- Krujë situata kërkon ndërhyrje emergjente nga qeveria. Me qindra banorë të përmbytur në fshatin Hasan nuk kanë ushqim. Të njëjtin problem kishin banorët në Bilaj. Ata ishin 24 orë pa ngrënë, sepse qeveria nuk u ka çuar asnjë ndihmë. I bëj thirrje Edi Ramës të mos e shohë situatën nga asfalti i autostradë­s, siç më thanë banorët se ka bërë me FushëKrujë­n, por të shkojë pranë njerëzve, t'i ndihmojë me ushqime, me veshje dhe me strehim",- u shpreh dje, pas vizitës në këtë qytet, Basha. "Në Fushë- Krujë pata rastin të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje­n për ushtarët dhe policët që po sakrifikoj­në prej 3 ditësh për të shpëtuar jetën e njerëzve. Më e keqja akoma nuk ka kaluar. Do jemi në Fier dhe në Vlorë për t'u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet",- njoftoi ai. Gjatë vizitës që pati në Fushë- Krujë, Basha u njoh me shqetësime­t e banorëve. Një prej tyre i tha se nuk u kishte ardhur askush t'i vizitonte. "Të mbarojë kjo gjendje se andej nga jugu është akoma më e vështirë",iu përgjigj Basha. Basha ishte brenda në Fushë- Krujë, ku janë përmbytur dy lagje, në fshatin Bilaj dhe në Hasan, ku banorët kanë 24 orë pa ushqime. "Kam ardhur t'ju shoh dhe për të ndërgjegjë­suar që t'ju gjenden pranë e t'ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë",- u tha Basha, banorëve. Banorët në FushëKrujë i thanë Lulzim Bashës se mesnatën e së premtes kryeminist­ri qëndroi fare pak minuta në autostradë dhe nuk i takoi të përmbyturi­t. Basha i kërkoi Ramës Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Paskuqanit dhe anëtarë të FRPD- së, ishte pranë familjeve të përmbytura në zonën e Babrrusë, Kodër të Kuqe dhe Paskuqan. Të rinjtë demokratë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet për t'u ardhur sado pak në ndihmë në këto ditë të vështira.

të shkojë pranë njerëzve dhe t'i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim. Por banorëve të përmbytur, dëmshpërbl­imi material nuk u mjafton dhe i kërkuan Bashës të kujdeset që të dalin përgjegjës­it. "Të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjës­it do të mbajnë përgjegjës­i",- iu tha Basha. Ndërkohë edhe deputetët e PD- së janë shpërndarë këto dy ditë nëpër zonat e tyre, për të qenë më pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet, veçanërish­t në jug. Deputetja Dhurata Çupi ishte në fshatin Bruç, të Matit, ku disa familje janë izoluar për shkak të përmbytjes së shtëpive, gjësë së gjallë dhe tokave bujqësore. Ndërsa deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi ndoqi nga afër situatën në këtë qytet, veçanërish­t në Sukth dhe Katund i Ri. Bylykbashi tha se kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako, ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku, me abuzimet e fondeve për betonizim.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në zonat e përmbytura në Vlorë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në zonat e përmbytura në Vlorë
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dje në Fushë- Krujë
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dje në Fushë- Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania