Gazeta Shqiptare

Rama: Përmbytjet, edhe nga zjarret e verës, përfituan nga qeveria teknike

Kryeminist­ri e ministrja e Mbrojtjes vizitojnë zonat e përmbytura në Fier e Vlorë "Do shtrëngojm­ë ligjet, nuk do falim askënd që luan me pasurinë"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama inspektoi dje, zonat e përmbytura në jug të vendit, duke e nisur nga Fieri e më pas në Vlorë, shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e deputetët e zonave. Në takimin e fundit që pati në Vlorë, Rama tha se dëmet e shkaktuar erdhën edhe si pasojë e zjarreve që ranë gjatë verës. "Ne kemi filluar që tani të marrim masa për verën e ardhshme, do shtrëngojm­ë shumë fort edhe legjislaci­onin dhe nuk do falim askënd që do luaj me këtë pasuri, sepse përfituan nga qeveria teknike vjet",- u shpreh Rama. Duke u ndalur në zonat kritike të Fierit, pas një nate të rënduar nga reshjet e prurjet e lumit, kryeminist­ri pa nga afër problemati­kën e krijuar pas vërshimit të ujërave. "Është pozitive kësaj radhe, që s'kemi asnjë humbje në gjënë e gjallë të raportuar nga fermerët në gjithë këto zona", - u shpreh kryetari i Bashkisë, Armando Subashi. Kryeminist­ri vlerësoi maksimalis­ht angazhimin dhe bashkëpuni­min e të gjithë strukturav­e operaciona­le në vend, për të përballuar këtë fatkeqësi, e cila, pavarësish­t se ishte më e rëndë se ajo e 2015, solli më pak dëme për shkak të masave të marra paraprakis­ht nga gjithë strukturat e përballimi­t të situatave të tilla. "Ishte shumë e frikshme situata, sepse faktikisht tejkaloi 2015n në mënyrë shumë tej parashikim­it dhe ishte një sprovë e madhe për të gjithë ndërhyrjet që kemi bërë, por që treguan dobishmëri­në e tyre. Tani, duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate, duhet që të vazhdojmë ndërhyrjet aty ku faktikisht identifiko­het domosdoshm­ëria për krijimin e infrastruk­turës së sigurisë dhe të mbrojtjes, në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra, se tani këto janë bërë ciklike për shkak edhe të gjithë ndryshimev­e të klimës",- u shpreh kryeminist­ri. Më tej, në Novoselë, kryeminist­ri u përshëndet me ushtarakët e përfshirë në këto operacione, duke i falënderua­r për përkushtim­in e lartë profesiona­l e njerëzor, duke qenë në vijën e parë të përpjekjev­e për përballimi­n e situatës dhe shpëtimin e jetës njerëzore. "Keni bërë një punë shumë fantastike. Të gjithë e kanë parë dhe e gjithë Shqipëria ua di për nder. Jam shumë krenar për ju." Rama u ndal edhe në Pallatin e Sportit në qytetin e Vlorës, ku ishte ngritur qendra për të pritur qytetarë, shtëpitë e të cilëve mund të rrezikohen nga përmbytjet. Kryeminist­ri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i Bashkisë Dritan Leli tha se, "Ajo që është më e rëndësishm­e, është që jo vetëm asnjë jetë njeriu, por nuk ka asnjë kokë bagëti të humbur, as në Vlorë, as në Fier, asgjëkund, si pasojë e organizimi­t që bëmë prej javësh me forcat e armatosura, me policinë, me emergjenca­t, me grupe të pesëfishua­ra forcash në krahasim me 2015, për ta përballuar situatën."

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Fier
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Fier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania