Gazeta Shqiptare

Vidhnin banesat në Kamëz, bien në pranga dy të rinj, tre të tjerë në kërkim

-

TIRANE- Policia e Tiranës vijon përpjekjen për goditjen e grupeve kriminale, ku në kuadër të operacioni­t të koduar "Stuhia", kanë rënë në pranga dy persona dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për rastet e grabitjes së banesave në Kamzë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve Ardit Elezi, 21 vjeç dhe Adrian Prela, 19 vjeç; të dy banues në Kamzë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunë­torët, shtetasit M. Gj., 34 vjeç, banues në Valias, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim mjeti pa dëshmi"; L. E., 28 vjeç, banues në Kamzë; D. T., 22 vjeç, banues në Valias, Kamzë. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin vidhnin sende të ndryshme, goma automjetes­h me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Adrit Elezi dhe L. E, janë gjetur e sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si goma automjetes­h me gjithë disqe, trapan, sharra, çantë me vegla pune, si çelësa të llojeve të ndryshme. Si dhe u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale mjetet: një armë zjarri pistoletë tip "BERETTA"; 4 fishekë model 7.65; 2 maska; 2 palë doreza; 1 palë gërshërë dry prerës; 1 xhup lëkure me ngjyrë të zezë; 1 palë tuta me ngjyrë blu të errët me viza të bardha, të cilat i përdornin për realizimin e veprave penale. Bëhet me dije se në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasit L. E., dhe D. T., janë bashkautor­ë të ngjarjes të ndodhur më datë 06.11.2017, në rrugën "Bulevardi Blu", ku dy persona te paidentifi­kuar nën kërcënimin e armës së dyshuar kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania