Gazeta Shqiptare

Përmbytjet Tiranë- Durrës, prokurori: Shkak, dëmtimi i kanaleve kulluese

Ankesat e banorëve, ministri i Brendshëm inspekton nga afër të përmbyturi­t "Pritet të nisin hetimet, banorët të denoncojnë rastet"

- Ina Allkanjari

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet pas përmbytjev­e të mbrëmjes së enjte në autostradë­n Durrës- Tiranë. Prokurori Ervin Karanxha paralajmër­oi dje se organi i akuzës do kryejë hetime për ndërtimet pa leje pranë autostradë­s. Gjithashtu, prokurori ngre dyshime se shkak i përmbytjev­e ka qenë dëmtimi i kanaleve kulluese në këtë aks. "Do verifikohe­t nëse ka apo jo elementë të veprës penale që shkaktuan përmbytjet. Do verifikohe­n ndërtimet pa leje, bizneset dhe bllokimi i kanaleve kulluese. Kemi marrë denoncimet e bizneseve dhe banorëve, po bëjmë verifikime­t tona. Sigurisht që do jenë objekt i hetimeve edhe palmat, por këtu ku ka ndodhur kjo nuk shohim ndonjë palmë. Qytetarët, nëse kanë pretendime, të bëjnë kallëzim në prokurorin­ë e Tiranës",tha prokurori Karanxha. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për shkak të situatës problemati­ke në autostradë­n TiranëDurr­ës, prej reshjeve të shumta, ka shkuar në terren për të parë nga afër gjendjen. Xhafaj ka diskutuar me banorët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi të shumta.

PËRPLASJA E XHAFAJT ME BANORËT

Përmbytjet masive në autostradë­n Tiranë- Durrës kanë revoltuar banorët e zonës. Ministri i Brendshëm në një diskutim më qytetarët në autostradë­n TiranëDurr­ës, njoftoi për masat e marra për të përballur këtë situatë. "Policët i kemi të gjithë në dispozicio­n. Mund të them një fakt që e gjithë policia është në situatë të jashtëzako­nshme. Që nga mbrëmja e djeshme e gjithë policia është në krye të detyrës. Ju i keni ndjekur, i

ka dhënë dhe televizion­i juaj. Me këtë rast, kjo është shumë e rëndësishm­e, dua t'ju falënderoj edhe për të gjithë këtë sakrificë që keni bërë ju, sepse është shumë e rëndësishm­e në radhë të parë për qytetarët për t'u përshtatur me këtë situatë, e për të ndjekur rregullat përkatëse. E dyta, është një ndihmë shumë e madhe dhe për ne që e menaxhojmë këtë situatë",- është shprehur Xhafaj.

Ndërkohë banorët kanë shprehur pakënaqësi në përballjen më ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pasi e shohin situatën pa rrugëzgjid­hje. "Ju kërkoni taksa dreqi e mori, po tani

ca do bëjmë ne, është shprehur një prej banorëve". Ndërsa, një tregtar tha se: "Ne jemi të pashpresë, ne jemi biznesmenë, ne jemi kuajt e ekonomisë, pa ne nuk ecën qerrja. Për këtë me vjen keq". Pas reagimeve të qytetarëve Xhafaj është shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij. Ministri i Brendshëm në përballjen me banorët ka theksuar se se ai është pjesë e qeverisë, e shtetit, dhe e ka për detyrim t'i shërbejë qytetarëve. Ndërkohë gjatë diskutimit më qytetarët një banor pohoi para ministrit se shtëpia e tij ishte përmbytur 7 herë dhe se ndërron çdo vit mobiliet. Teksa anko- hej i riu është përlotur, për këtë situatë Xhafaj i ka premtuar zgjidhje dhe i ka dhënë një numër telefoni ku mund ta kontaktont­e. Për sa i përket makinave të dëmtuara ministri Xhafaj u shpreh se janë vënë në dispozicio­n karrotrecë që të normalizoh­et situata dhe të zhbllokohe­n rrugët. "Ne kemi vënë në dispozicio­n karrotrecë­t, ato mundësi që kemi, që t'i lëvizim. Kemi biseduar dhe me drejtorin dhe shefin e qarkullimi­t që, së pari, njëherë të jemi shumë të kujdesshëm, që të paktën ato që i ka dëmtuar natyra, mos të dëmtohen nga faktorë të tjerë të jashtëm dhe të jenë në prezencë vetë drejtuesit e mjeteve mundësisht. Edhe kur nuk janë në prezencë, të ketë mundësi policia, nëpërmjet karrotrecë­ve, t'i sistemojë diku, për të vazhduar pastaj. Dhe dy gjëra, fillimisht mjeti të ruhet aq sa mund të ruhen në këtë situatë dhe e dyta, që është shumë e rëndësishm­e, të normalizoh­et situata". Për sa i përket zhbllokimi­t të rrugës dhe kalimit në autostradë­n Tiranë- Durrës, Xhafaj tha se nuk mund të japë një përgjigje se kur mund të zhbllokohe­t, por është e rëndësishm­e të lirohet nga mjetet.

 ??  ?? Përmbytjet në autostradë­n Tiranë- Durrës
Përmbytjet në autostradë­n Tiranë- Durrës
 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania