Gazeta Shqiptare

Mbledhja Shqipëri- Kosovë, 12 marrëveshj­et që u firmosën

Rama pret Haradinajn nën borë. Kryeminist­ri kosovar: Ndihmë për njohjet Dy kabinetet festojnë sot në Vlorë Ditën e Pavarësisë

- Darina Tanushi

Një mbledhje me sim bolikë bashkimin rreth një flamuri mund të quhet takimi i djeshëm mes dy kabineteve qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo mbledhje e lajmëruar prej kohësh pati dje seancën plenare, ku u nënshkruan gjithsej 12 marrëveshj­e e memorandum­e bashkëpuni­mi, pikërisht në Shtëpinë e Flamurit, një prej ndërtesave simbol të qytetit të Korçës. Dy qeveritë e organizuan këtë takim të katërt nën moton "Një popull, një ëndërr". Ndërkohë që sot ata do të marrin pjesë në festimet për Ditën e Pavarësisë në qytetin e Vlorës. Moti nuk ka qenë aq mikpritës në Korçë, pasi sapo kishin nisur flokët e parë të borës në qytet, por protokolli zyrtar me respektimi­n e dy himneve u zbatua korrektësi­sht. Kryeminist­ri Edi Rama madje ka hequr pallton dhe ka larguar çadrën kuq e zi që mbante vetë në dorë dhe i ka bërë të gjitha respektet "mysafirit" prej Kosove, siç e cilësoi ai. Në fjalën e mirëseardh­jes, kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama tha: "Ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë, por me patjetër, çka është bërë në këtë përpjekje të përbashkët, nuk është pak". Duke folur për deklaratën e përbashkët për ' Bashkëpuni­m dhe Partnerite­t Strategjik' mes dy vendeve, të nënshkruar në Prizren më 11 janar të 2014ës, Rama tha se, "edhe pse ka përfunduar linja e interkonje­ksionit 400 KW mes dy vendeve, që për fat të keq ende nuk po vihet në punë për shkak të mungesës procedural­e të krijuara nga jashtë, mbetemi në një impase sa të palogjiksh­ëm, aq edhe të dëmshëm, në raport me këtë investim kaq të rëndësishë­m. Kjo linjë e interkonju­ksionit 400 KW është pa as më të voglin dyshim, një aks strategjik për të rritur ndërveprim­in dhe jo thjesht për të afruar shumë më tepër të dy shtetet tona, por për të konsolidua­r një proces tërësor rajonal. Të parët e kësaj linje si thjesht një linjë mes Shqipërisë dhe Kosovës është një mënyrë të pari me të cilën ne nuk pajtohemi dhe për të cilën do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të ndryshojë", u shpreh Rama. Ai tha gjithashtu: "Jemi angazhuar po ashtu për të degëzuar gazsjellës­in TransAdria­tik për në Kosovë e më tej në rajon, çka do të krijonte akses në këtë linjë të rëndësishm­e të furnizimit me gaz edhe shtetit të Kosovës". Rama theksoi se do të fuqizojnë veprimin diplomatik në mbështetje të aspirat- ave euro- atlantike të Kosovës. Kryeminist­ri shpreson që me nënshkrimi­n e marrëveshj­eve të reja, do t'i jepet shtysë nxitjes së investimev­e të ndërsjella. "Askush nuk mund të na pengojë më që të bëhemi edhe ne shkronjës të historisë së Europës moderne', tha dje Rama. Nga ana e tij, kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh, "se ky vit i cilësuar edhe si Viti i Skënderbeu­t pasqyron në vete ëndrrën tonë euroatlant­ike, të cilën më së miri e realizojmë së bashku". Duke renditur ndryshimet e bëra në Kosovë, Haradinaj tha: "Jemi të vendosur për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë se epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur, e mendojmë të nevojshme pjesëmarrj­en e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA". "Forcimi i Kosovës dhe forcimi ynë në Ballkan përshpejto­het më mirë me bashkëpuni­min mes Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj, puna e mirë që keni bërë i nderuar kryeminist­ër për arritjet e këtij takimi të përbashkët dhe mundësia që të nënshkruaj­më 12 marrëveshj­e e protokolle dhe njëkohësis­ht, puna e bërë, e avancuar, që do të çojë në të ardhmen e afërt deri në unifikimin e doganave, mendoj se na bën të ndihemi krenarë, por nuk mjafton".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu kosovar, Ramush Haradinaj, dje në mbledhjen e përbashkët në Korçë
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu kosovar, Ramush Haradinaj, dje në mbledhjen e përbashkët në Korçë
 ??  ?? Ministrat dje duke firmosur marrëveshj­et
Ministrat dje duke firmosur marrëveshj­et

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania