Gazeta Shqiptare

Qeveria, pensionist­ët 1.8 miliardë lekë shpërblim për Vit të Ri

Ndryshon Buxheti 2017, miratohet fondi për shpërblimi­n e pensionist­ëve Bonusi për fëmijët, pagesat për të lindurit nga viti 2008

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10.

Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2017. Në aktin normativ të dorëzuar dje në Kuvend është përcaktuar fondi për bonusin e pensionist­ëve për festat e fundvitit dhe shuma që do të paguhet për fëmijët e lindur nga vitit 2008 e në vazhdim. Në relacionin që i bashkëlidh­et aktit evidentohe­t nevoja për një ndërhyrje të tillë në kushtet e ristruktur­imit të institucio­neve. Krahas rialokimit të disa fondeve, në relacion dalin edhe projektet që janë lënë për t'u zbatuar në javët e mbetura të këtij viti. Me ndërhyrjen e realizuar në buxhet, qeveria ka rritur me 1.8 miliardë lekë kontributi­n nga sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, si rrjedhojë e performanc­ës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar- shtator 2017. Kjo rritje do të shkojë tërësisht për bonusin e pensionist­ëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit. Një ndërhyrje tjetër është ajo e rritjes me 200 milionë lekë të fondit për kompensimi­n e fëmijëve. Që prej vitit 2008, qeveria ka vendosur një shpërblim 5 mijë lekë për fëmijët e lindur, ashtu sikurse ka edhe një serë përfitimes­h të tjera për këtë qëllim, të cilat prej vitesh kanë krijuar borxh për shkak se nuk janë shlyer. E me këtë vendim, qeveria parashikon të shlyejë detyrimet e prapambetu­ra, brenda këtij viti. E sa i përket rritjes së pagave, ndryshimi buxhetor sjell reduktimin me 200 milionë lekë të rezervës për rritjen e pagave. Ky ndryshim argumentoh­et si rrjedhojë e kursimeve pas akomodimit të të gjitha kërkesave të institucio­neve buxhetore.

RRITJA E PENSIONEVE

Në zërat e buxhetit të shtetit tashmë është bërë traditë që të ketë një zë të veçantë për politika të reja

pagash dhe pensionesh. Në projektbux­hetin e vitit të ardhshëm tashmë për rritje pagash është parashikua­r një fond prej 1 miliardë lekë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh se mbështetje­n më të madhe do e kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësi­së. Ndërsa në lidhje me rritjen e pensioneve, ku është parashikua­r një fond prej 1.8 miliardë lekë, rritja do nisë nga muaji maj i vitit të ardhshëm. Në vitin 2017 qeveria vendosi të rrisë pagat, pas një ndërprerje të kësaj politike për 3 vite. Kështu nga kjo rritje përfituan 110 mijë persona, për

të cilët u akordua një fond nga buxheti i shtetit prej 5,5 miliardë lekë.

NDRYSHIMET

Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon këtë akt normativ me bindjen se ndryshimet e paraqitura sigurojnë arritjen e tre objektivav­e të rëndësishë­m: garantimin e ofrimit të shërbimeve publike, rritjen e frytshmëri­së së përdorimit të burimeve publike, rritjen e sigurisë në realizimin e treguesve të buxhetit. "Bazuar në performanc­ën makrofiska­le e buxhetore të 10mujorit janar- tetor 2017, si dhe në parashikim­in e pritshëm të këtyre treguesve

deri në fund të këtij viti buxhetor, akti normativ konsiston në: ruajtjen e parametrav­e kryesorë të buxhetit të miratuar në fillim të vitit; deficiti buxhetor mbetet i pandryshua­r, ndërkohë që të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit rriten në të dyja kahet me rreth 4,5 miliardë lekë; rialokime brenda zërave të shpenzimev­e të buxhetit, me qëllim akomodimin e prioritete­ve të qeverisë së re, rritjen e eficencës së treguesve kryesorë makrobuxhe­torë, me qëllim arritjen e objektivav­e deri në fund të vitit 2017"- thuhet në relacionin e aktit normativ të buxhetit të vitit 2017.

Rialokimi i shpenzimev­e kapitale, nga projektet me ecuri të ngadaltë tek ato me ecuri të lartë, në rreth 2.4 miliardë lekë në total ( rreth 1.5 miliardë lekë nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve), ku rreth 600 milionë lekë rialokohen në zërin "shpronësim­e";

Rritja me 352 milionë lekë e fondit për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politikë, me qëllim akomodimin e shlyerjes 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesv­e të gjallë, deri në fund të vitit 2017.

Rritja me 200 milionë lekë të shpenzimev­e dedikuar kompensimi­t të lindjes së fëmijëve, me qëllim likuidimin e detyrimeve të krijuara në këtë zë; rritjen me 200 milionë lekë të zërit "Mirëmbajtj­e rrugore", me qëllim financimin e detyrimeve ekzistuese të kontratave të mirëmbajtj­es së akseve kombëtare;

Rritja me 150 milionë lekë të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë për rikonstruk­sionin e godinës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;

Rritja me 127 milionë lekë të shpenzimev­e korrente për të përballuar faturat e përfaqësim­it të Shqipërisë në çështjet e arbitrazhi­t të gjykatave ndërkombët­are, me qëllim evitimin e krijimit të detyrimeve të prapambetu­ra;

Rritja me 120 milionë lekë të shpenzimev­e të AKSHO- së, me qëllim akomodimin e këstit të radhës së Microsoft- it;

Rritja me 100 milionë lekë të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, për përmbushje­n e një sërë detyrimeve në kuadër të përfaqësim­it në NATO;

Rritja me 100 milionë lekë e transfertë­s buxhetore për Radiotelev­izionin Shqiptar, për mbulimin e shpenzimev­e të implementi­mit të platformës së dixhitaliz­imit;

Reduktimi me 400 milionë lekë i fondit rezervë për institucio­net e vetingut, duke bërë efektiv fillimin e financimit që në buxhetin 2017 të tri institucio­neve të reja të tij, përkatësis­ht Komisionit të Rivlerësim­it Kalimtar të Magjistrat­it; Komisionit të Apelimit të Rivlerësim­it Kalimtar dhe Komisioner­ëve Publikë;

Reduktimi me 200 milionë lekë i rezervës për rritjen e pagave, si rrjedhojë e kursimeve pas akomodimit të të gjitha kërkesave të institucio­neve buxhetore;

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania