Gazeta Shqiptare

Berisha në Kuvend: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

"Rama krijoi narkoshtet­in, gruaja e Tahirit po shumëfisho­n dyshimin" "Ministri mori 100 mijë euro, Llalla ta hetojë"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha akuzoi dje në Kuv end kryeminist­rin Edi Rama dhe ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se janë të përfshirë në trafikun e drogës. Berisha deklaroi se pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për të mos u shkarkuar nga detyra si ministër, i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milionë euro. Ishkreu i PD përmendi se opozita ka e denoncuar vazhdimish­t Tahirin dhe trafikun e drogës, por akuzat janë injoruar nga kryeminist­ri Edi Rama. "Po ju drejtohem juve socialistë, që nuk jeni të kanalizuar. Juve që nuk e shikoni të ardhmen me krim. Unë ju drejtohem juve sot i detyruar, sepse ata të cilët duhet të ishin këtu, kanë një javë që fshihen. Ata po fshihen se kanë mashtruar për shumë vite në këtë sallë dhe kudo dhe kanë frikë nga vetja e tyre. A nuk e kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do t'i jepte atij portofolin më të rëndësishë­m. A nuk jemi ne që dendocuam pasi oficeri Zagani zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishm­e në vend, por Edi Ram e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministrin më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë? Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinaci­one dhe mushkonjat ju duken avion. A nuk ishte opozita që denoncoi se në Ishëm ra avioni? Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit. I dërgoi 3 milionë euro në zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis", deklaroi z. Berisha. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi bashkëshor­ten e Saimir Tahirit se po prish provat për ishministr­in në zyrën e tij në Gardë. "Shikoni sa prova i ka prishur Tahiri gjatë kësaj periudhe, a nuk po vrapon e

shoqja nga 5 orë në Gardë? Zonja Tahiri nuk duhet ta bënte kurrë atë veprim, se ajo duhet ta dijë mirë se çdo hap i saj vetëm shumëfisho­n dyshimin për prishjen e provave. Po kur të vjen nga Zoti, kësaj nuk ke ç'i bën. Prandaj ka një javë që ai, kreu juaj që ia mbath. Mirë me italianin ia gjetën, se

s'kishte asgjë dosja, por për 850 mijë euro dhe dy patentat e jahtit, a mund të më thoni pse nuk e çel gojën Saimiri? Por Edi Rama pse nuk flet për të", theksoi z. Berisha. Më herët ish- kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi se ministri Damian Gjiknuri ka marrë 100 mijë euro dhe ka emëruar një të dyshuar për vrasje

si drejtor tek Aviacioni Civil. Berisha i kërkoi prokuroris­ë që të hetojë për këtë rast. "Përshëndet­je, në Ministrinë e Infrastruk­turës u zhvillua konkursi për Drejtorinë e Aviacionit Civil. Ky konkurs i stisur përfundoi duke nxjerrë fitues vrasësin e një nëne edhe dy fëmijëve të vegjël te karburanti i babait të tij në

Golem!", shkruhet ndër të tjera në postimin e Berishës. Po dje z. Berisha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se ka miratuar vendimin për shpopullim­in e Luginës së Preshevës. Z. Berisha tha se regjimi i Vuçiç po zëvendëson udhëheqësi­t shqiptarë legjitimë me refugjatë nga territore të tjera, jo vetëm të Ball-

kanit. Ai foli edhe për çështjen e Kumanovës dhe vendimin e dhënë ndaj të arrestuarv­e tek "Lagjja e Trimave" dhe kërkoi hetim ndërkombët­ar. Ish- kryeminist­ri akuzoi se qeveria "Rama" ka zero interes kombëtar, ndërsa sipas tij, ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm të klikës në pushtet.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ish- kryemibist­ri Sali Berisha
Ish- kryemibist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania