Gazeta Shqiptare

Vasili: Lu t'i kërkonte qeverisë heqjen e imunitetit të Tahirit

-

Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, u shpreh dje se ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen "Tahiri". I ftuar në studion e "Repot TV", Vasili tha se Lu duhet t'i kishte kërkuar mazhorancë­s heqjen e imunitetit të ishministr­it të Brendshëm. "Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë, t'i kërkonte mazhorancë­s heqjen e imunitetit për ish- ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdr­ejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur ' peshqit', bosët e krimit. Ç'të presim? Nga do ta presim?", tha Vasili. I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni "Forca e Ligjit", Vasili tha se, "zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s'kanë pse të na çojnë në janar. Duhet një qëndrim i fortë ndaj mazhorancë­s, boll më me krimin! Në politikë ka qëndrime

të qarta, o i voton, o i pengon. Mazhoranca pengoi", tha ai. Vasili u shpreh skeptik edhe për vetingun në polici. "Nuk mund të funksionoj­ë Task Forca e re me njerëz që bënë kanabizimi­n e vendit. Ata nuk mund t'i bëjnë vetingun vetes, pasi janë të njëjtët njerëz. Ndaj refuzoj ta besoj vetëpastri­min e policisë, pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë", tha ai.

për në BE, duke shtuar se liria e shprehjes është vlerë themelore në BE. Hahn u bëri thirrje gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnë të pamundurën për të shmangur vështirësi­të e shumta me të cilat përballen mediat. "Duhet të marrim parasysh dhe presionin poli-

tik, të jemi më realistë, në mënyrë që të kemi zgjidhje lidhur me çështjet e medias", tha Hahn. Komisioner­i i BEsë deklaroi se do të ketë profesioni­stë nga Bashkimi Evropian, që do të japin kontributi­n e tyre mbi vështirësi­të me të cilat përballet media në Ballkanin Perëndimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania