Gazeta Shqiptare

Preiti: Fitojmë në Shkodër dhe largojmë krizën

Drejtori sportiv i të kuqve, italiani Antonelo Preiti, beson te zgjedhjet e trajnerit Iuliano Partizani me mungesa në sulm. Jashtë Çani e Sukaj

-

peshën e sulmit?

Reparti ofensiv është ai që ka pasur më shumë vështirësi që nga fillimi i sezonit të diktuara nga dëmtimi i Çani dhe tani i Sukajt. Basrak erdhi nga një dëmtim. Të hënën hyri në 20 minutat e fundit dhe bëri gjëra të mira. Trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij mes Basrakut, Xhixhiuas dhe Bardhit. Të dielën sulmi do të jetë pa Çanin dhe Sukajn, ndaj do të shpresojmë që lojtarët e rinj të shfrytëzoj­në më së miri shanset që trajneri do t'u japë.

Pas dy fitoreve radhazi a është skuadra më e çliruar psikologji­kisht? Sepse me fillimin jo të mirë të sezonit, u përfolën shumë dhe situate të tjera në lidhje me klane të mundshme brenda ekipit.

Kur vijnë rezultatet edhe mendja çlirohet. Është një skuadër që luan bashkë që prej 10 gushtit me përfshirje­n e lojtarëve të rinj, si të huaj, por po ashtu edhe shqiptarë si Progni apo Kotobelli, që ishin të rinj në këtë grup. Nuk ishte e lehtë, sepse me mosarritje­n e rezultatev­e vihen re më shumë hijet sesa gjërat e bukura. Por është një grup i bashkuar, një grup serioz. Mbase flitet më shumë jashtë se brenda në lidhje me klane sa u takon lojtarëve vendës dhe atyre të huaj. Në situate të tilla është e lehtë të akuzosh për diçka që nuk shkon. Kemi nevojë vetëm për rezultatet sepse rezultatet janë ilaçi më i mirë për të kuruar situatat.

Në fillim të sezonit u tha se objektivi i Partizanit është titulli kampion. Tani Skënderbeu është shkëputur në krye. Sa është në gjendje kjo skuadër që të ngushtojë hendekun me kreun?

Është në gjendje nëse merr rezultate pozitive. Në këto dy ndeshjet e fundit ka treguar se është në gjendje që të garojë për titullin. Sigurisht që ka skuadra që po luajnë fort, siç është edhe ekipi i Korçës që po bën mirë. Por pavarësish­t asaj që po bëjnë të tjerët, ne do të mendojmë për veten tonë. Ndaj nëse dua që në fund të sezonit të arrijmë gjëra të rëndësishm­e, duhet të fitojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania