PD, Halimi: Grup pune për deputetë me rekorde kriminale
Këshilli
i Rregullores diskutoi dje mes debatesh të shumta mes mazhorancës dhe opozitës dhe me dyer të mbyllura kodin e etikës. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, akuzoi: "Ka deputetë, të cilët kanë lidhje me krimin dhe me njerëz të botës së krimit. Ka deputetë, të cilët kanë përfituar fonde publike në emër të tyre apo familjarëve të tyre, përfshirë edhe një situatë të rëndë që ka të bëjë me drejtimin arbitrar dhe arrogant të Parlamentit nga kryetari i Parlamentit". Halimi bëri me dije se shume shpjet do të dilet me një dokument për mënyrën e pastrimit të Kuvendit nga deputetë me rekorde kriminale. Ai njoftoi ngritjen e një grupi pune me deputetë të grupeve parlamentare, që të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me një hartimin e një kuadri ligjor. "U ra dakord që një grup pune me deputetë të grupeve parlamentare të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me hartimin e një kuadri ligjor, i cili duhet të pastrojë Parlamentin nga rekordet kriminale", u shpreh ai. Kjo u konfirmua edhe nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi. "Ftohen të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë deputetët të shprehin opinione dhe sugjerime për ta përmirësuar këtë draft brenda dy javëve. E dyta, u ngrit një grup pune i përbërë nga tre deputetë për të mbledhur sugjerimet dhe për t'i parashtruar në projektin e kodit të sjelljes", u shpreh zj. Hysi. Kodi i etikës, që pritet të diskutohet në Kuvend parashikon mënyrën se si deputetët duhet të sillen, ndërsa i pengona ta të përfitojnë dhurata.