Gazeta Shqiptare

SKULPTURA IME

-

Përveç pikturave, vizatimeve, veprave në arkitektur­ë, u mundova të bëj diçka edhe në skulpturë. Në Parkun e Madh, në 1963 bëra një stol- skulpturë që është akoma se nuk e kuptoi njeri dhe nuk i dhanë rëndësi. Në Hotel DRINI në 1970 bëra 5 relieve të mëdha në bakër të rrahur. Në VENDIMIN E GJYQIT thuhet: “Të huaja dhe të realizuara nën ndikimin e ideologjis­ë borgjeze dhe revizionis­te me mjete të artit naiv, primitiv, ishin relievet e rrahura në bakër të vendosura në ambientet e hotel DRINIT në Tiranë të punuara nga i pandehuri “( Akt- Akuza faqe 3). Me vendim të gjyqit u konfiskuan dhe u dogjën 250 punime në pikturë, pastele, vizatime, po ashtu u shkatërrua­n edhe relievet në bakër të rrahur. Në burg punova në dru bushi disa koka në miniaturë. Mbas 1992 kam derdhur në bronz disa bocete të bazuara në ciklin e vizatimeve FSHATI PRIMITIV, apo nga ciklet e tjera me vizatime.

në Tiranë, dhe në MONUMENTIN e PAVARËSISË në Vlorë. Këto dhe janë veprat më të mira nga kjo periudhë. Këtë mendim shpreh edhe biografja e tij, studjuesja Suzana Varvarica. Fytyra e NËNËS ka një krenari modeste dhe të butë, kurse figura që ngrihet lart shoqërohet me një valëzim formash draperie, që shkojnë nga mbrapa dhe krijojnë ndjenjën e madhështis­ë së përjetëshm­e.

Kjo vepër është më përfaqësue­sja e kësaj rryme dhe shërben si vënd pelegrinaz­hi.

Krahas Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë, u sistemuan dhe u pajisën me monumente gjithë varrezat e qyteteve të tjera. Mbas 1990 Kristaq Rama bën një seri nudosh, të cilat treguan sensibilit­etin e tij të lartë. Ky rast tregoi se si Realizmi Socialist deformoi detyrimish­t apo vullnetari­sht një artist me potencial të madh.

RELIEVET

Relievet ishin imazhet e para që u bënë mbas 1945. Janë të derdhura në çimento, allçi, më vonë derdhen dhe në bronx.

Basoreliev­et e para janë inkasuar në Shtëpinë e Sindikatav­e në Tiranë në 1947, më vonë janë ato të Monumentit të Partizanit në Tiranë, më pas janë 14 relievet- rondo të Kinostudio­s Shqipëria e Re, inauguruar më 1953, pastaj vjen ai i Gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në Kryeminist­ria u bë me porosi relieve më i madh, meqënëse ish lënë që në ndërtimin e veprës një kaseton për këtë qëllim.

Italjanët kishin paisur me relieve në travertinë dhe keramikë, Maternitet­in dhe Bankën Kombëtare.

Më duket se vepra më e aritur nga ana artistike është relievi i vendosur në Rrugën e Durrësit , në bronx me dimensione 100X125 cm. me autor Thoma Thomain, që evokon atentatin që Vasil Laçi i bëri Viktor Emanuelit, Perandorit të Italisë Fashiste.

Relievet u përdorën shumë si imazhet kryesore në vepra të kompozuara arkitektur­ë – skulpturë, në Monumentin e Kalimit të Brigatës Parë në Veri, Monumentin e Drashovicë­s, në Pezë, dhe në holli i Pallatit të Kongreseve, ku në hyrja kryesore është vendosur një skulpturë femër që zbret nga sipër si ëngjëll pa krahë.

BUSTET

Bustet e bëra nga skulptorët në këtë periudhë janë disa qindra, janë derdhur në bronx, në allci, janë gdhëndur në mermer në gur në dru.

Për të bërë buste skulptorët shfrytëzon­in çdo punëtor të shpal-

 ??  ?? Maks Velo, vizatim
Maks Velo, vizatim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania