Gazeta Shqiptare

Gjykata jep "Arrest me burg" për të "fortin" e Shijakut, Durim Keçi

-

DURRËS - Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dje vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë të 42- vjeçarit Durim Keçi, i cili u arrestua të mërkurën nga policia. I "forti" nga Shijaku u kap, pasi rezulton në kërkim nga autoritete­t italiane për trafik droge, pjesëmarrj­e në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostituci­oni. Seanca gjyqësore ndaj Keçit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Gjykata ishte "blinduar" që në mëngjes nga forcat e policisë, të cilët nuk lanë të hynte asnjë familjar në sallën e gjyqit. Gjatë fjalës së tij, prokuroi i çështjes, Ilir Turja kërkoi nga gjykata lënien në burg për 42- vjeçarin me pretendimi­n se, nisur nga dënimi i marrë në Itali ( Gjykata e Gjenovës e ka dënuar me 9.7 vjet burg), ai paraqet rrezikshmë­ri. Ndërkaq, avokati mbrojtës Ilia Ilia i kujtoi gjykatëses Elda Kaja operacioni­n e policisë italiane të koduar "Kanun", në zonën e Bergamos në Itali, ku brenda një nate u arrestuan 135 banorë të Shijakut. Sipas tij, u montua një gjyq manipulato­r dhe diskriminu­es ndaj shqiptarëv­e asokohe. "Është proces me natyrë raciste, për shkak të diskrimini­mit të të qenit shqiptarë. Procesi ka pasur për objekt procedimi 135 shqiptarë nga zona e Shijakut. Në kushtet që kemi vetëm një urdhër pa firmë, pa vulë, nuk plotëson kriteret për të realizuar arrestin në flagrancë", - tha avokati Ilia Ilia. Ndërkaq, ai i kërkoi gjykatëses të lërë të lirë klientin e tij, që sipas tij nuk është arratisur nga Italia, por vetëm është larguar dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmë­ri. Gjykatësja Elda Kaja vendosi ta konsideroj­ë të ligjshëm arrestimin në flagrancë, ndërsa dha masën e sigurisë "Arrest me burg" të përkohshëm me qëllim ekstradimi­n drejt vendit fqinj, ku Durim Keçi është i dënuar me vendim të formës së prerë. kl. ha.

 ??  ?? 42- vjeçari Durim Keçi
42- vjeçari Durim Keçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania