Gazeta Shqiptare

"DITA ZË FILL" NË OSCAR PËR SHQIPËRINË

-

Qendra

Kombëtare e Kinematogr­afisë njofton se kandidatur­a zyr tare e Shqipërisë për kategorinë e "Filmit Më të mirë të Huaj", në edicionin e 90- të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences ( AMPAS) është filmi "Dita zë fill", me regji dhe skenar të Gentian Koçit, një bashkëprod­him shqiptaro- grek, prodhim i ARTALB FILM në bashkëprod­him me GRAAL FILMS, realizuar me mbështetje­n financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematogr­afisë, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages, Ministrisë Shqiptare të Kulturës, Radio- Televizion­it Publik Shqiptar, Bashkisë së Tiranës si dhe SEE Cinema Network. "Dita zë fill" pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi "Zemrën e Sarajevës" për aktoren më të mirë protagonis­te. Një nënë e re dhe e vetme në Tiranën e ditëve tona. Në luftë të përditshme me veten, ajo gjendet në tallaze psikologji­ke që thyejnë njerëzoren brenda saj, si një rrugëdalje që i siguron foshnjës një vjeçe strehë dhe ushqim. Miti i Rozafës nxjerr krye, pa u shfaqur i plotë, por duke qenë një fije lidhëse. Ai është pa qenë, për sa kohë, gruaja sakrifikoh­et, në dy kohë, në dy gra, në dy qenie, të vëna në një apartament, ku jeta e vdekja qëndrojnë këmbëkryq. Përballë Violetës, është një grua në moshë, Sofia, interpretu­ar mjeshtëris­ht nga Suzana Prifti. E moshuar dhe e "lidhur" në shtrat për shkak të gjendjes shëndetëso­re, frymëmarrj­et e saj bëhen fija mes jetës e vdekjes. "Në momentet e caktuara që Ornelën e shihja në ato përpjekjet e saj të jashtëzako­nshme, u afruam dhe u bëmë një bashkë, u përfshimë te njëra- tjetra, mund të them, dhe në këtë përfshirje lindi ajo dhembshuri", - tha aktorja Suzana Prifti. Filmi "Dita zë fill" i Gentian Koçit, pati dje premierën në kinema "Cineplexx", ku shfaqet në ditët në vijim. "Jetojmë në një sistem politiko- social ku është jashtëzako­nisht e vështirë për të mbijetuar. Nga ky presion, hallkat poshtë zinxhirit, në rastin konkret të gjithë personazhe­t që ju patë, përballen me veten, përballen me njëri- tjetrin, luftojnë për të mbajtur të voglën e vet, dhe aty ku hallka është më e dobët këputet", - tha Gentian Koçi para mediave. "Me ardhjen e postierit, krijohet një trekëndësh marrëdhëni­esh, që e detyron Letën të merret tani edhe me emocionet e jashtme ose të merret me luftën e brendshme që ka gjatë gjithë kohës", - tha mes të tjerash aktori Kasem Hoxha, që luan postierin, "përfituesi­n" ndaj femrës, figurën mashkullor­e që sa të shpëton, edhe të mbyt. "Dita zë fill" nuk ka shumë tekst, por ka skenar ( atë pjesë që filmit shqiptar të viteve të fundit i ka munguar). Është figura, në lëvizje, a në heshtje, janë mimikat, rrudhat, shikimet e përhumbura, që thonë më shumë se çdo fjalë. Është pulsi që rreh në një dorë plot rrudha, vetëm për të thënë që ende ka jetë. Në pothuaj 1 orë e tridhjetë minuta, filmi i Gentian Koçit përmbledh botën e gruas shqiptare në tërësinë e saj, betejat e përditshme për mbijetesë në një Tiranë gri, që shtrihet përtej ishBllokut, në pothuaj tërë lagjet e saj. Aty, luftohet për të jetuar, çdo ditë, prej kur dita zë fill deri në pritjen për ditën tjetër. Luftohet së pari, për strehën e përnatshme, mandej luftohet për bukën e përditshme. Filmi është shumë real, shfaq pa artifica gjetje artistike të stisura, probleme madhore të shoqërisë shqiptare. Për ta bërë këtë, Koçi nuk ka përdorur asnjë shpërthim. Një skenar linear që flet përmes secilës skenë pa pësuar ulje- ngritje. Në një orë e 30 minuta gjejmë korrupsion­in, papunësinë, paragjykim­in, pragun mes jetës e vdekjes dhe shndërrimi­n e njeriut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania