Gazeta Shqiptare

Profesores­ha ka vizituar shpesh Shqipërinë e po bën një studim për ne

Ja si mund të shërohen traumat e komunizmit

- Ilir Ikonomi

Lori Amy, profesores­hë në Universite tin Jugor të Xhorxhias, thotë për "Zërin e Amerikës" se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizim­i. Profesores­ha, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave që përjetoi shoqëria shqiptare dhe të rrugës për shërimin e tyre.

Profesores­ha Amy, jeni duke shkruar një libër që mund të përmblidhe­t si një analizë e plagëve që la pas regjimi komunist në Shqipëri. Nga kërkimet tuaja në thelb, çfarë keni gjetur?

Ka dy mënyra për të menduar rreth plagëve. Së pari: Çfarë ndodhi, çfarë konkretish­t na i shkaktoi plagët? Por ajo që mua më intereson më shumë janë efektet e këtyre plagëve. Pesëdhjetë vjet të një diktature të egër totalitare i kanë bërë njerëzit të ndihen sikur nuk kanë shpresë. Një nga efektet e kësaj diktature, ku njerëzit kishin frikë se mos po i spiunonin, se mos burgoseshi­n apo vriteshin, është se ata krijuan një ndërgjegje të dyfishtë. Kjo i bën disa njerëz të mos ndihen vetvetja, të humbasin aftësinë për të treguar të vërtetën.

Pra, në thelb flasim për pasoja të traumave nëpër të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare dhe që mbeten të pa trajtuara siç duhet?

Për t'i zgjidhur ato, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t'i trajtojmë ato me integritet, guxim dhe ndershmëri, pra të kthehemi pas dhe të shikojmë se si struktura e terrorit krijoi një ndërgjegje të dyfishtë, duke i bërë njerëzit të humbisnin shpresën.

Por kush e mban përgjegjës­inë që këto trauma vazhdojnë të mos trajtohen siç duhet?

Të them të drejtën, kjo është një përgjegjës­i që ne e mbajmë të gjithë. Pra edhe shqiptarët, por edhe ndërkombët­arët. Në këtë rast, përgjegjës­i do të thotë të kesh guximin të përballesh me ndershmëri me atë që ndodhi. Kur ne kemi frikë, atëherë ne gënjejmë veten, mohojmë gjëra që nuk duam t'i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda. Edhe ndërkombët­arët kanë fajin e tyre. Sepse sapo ndodhi tranzicion­i, ata erdhën në Shqipëri me planin e tyre ekonomike, duke thënë se tani vendi është një treg i lirë. Ndërkaq, nuk pati kohë që njerëzit të analizonin atë që kishte ndodhur, por u kalua me shpejtësi nga një kuadër ideologjik në një tjetër.

Le të flasim pak për krimet e regjimit komunist. Duket sikur politikanë­t sot dhe në përgjithës­i njerëzit në pushtet përpiqen hapur të provojnë se krimet e komunizmit mund të harrohen tani që kanë kaluar kaq shumë vite. Ata përpiqen ta fusin këtë ide në mendjet e të rinjve, duke u thënë të gëzojnë jetën dhe të harrojnë të kaluarën. A mendoni se skena e krimit të dhunës shtetërore ekziston ende?

Ne mund të harrojmë hollësi historike konkrete, për shembull njerëzit që kanë jetuar atë kohë mund të harrojnë hollësi konkrete, njerëz që kanë vdekur mund të mos kenë në gjendje të tregojnë historitë e tyre. Por efektet e atyre ngjarjeve vazhdojnë. Gjysma e popullatës është nën 30 vjeç dhe shumë prej tyre mund të mos e kenë mësuar atë që kaluan prindër apo gjyshërit e tyre. Por e vërteta është se i gjithë vendi, çdo centimetër e tij, u ndërtua nga puna e detyruar, nga të burgosurit ose nga puna vullnetare që, në fakt, ishte e detyruar. I tërë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania