Gazeta Shqiptare

Vrasësit me pagesë, burg përjetë për kreun e bandës, Admir Tafilaj

Vendimi pritet me duartrokit­je, Qefalia dhe Dhimitër Zito kërkojnë pafajësi në gjykatë Dënohen me 137 vite 9 të pandehurit e tjerë

-

Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje vendi min për anëtarët e "Bandës së vrasësve me pagesë", duke shpallur fajtor Admir Tafilajn, si kreun e kësaj bande. Më herët, prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për Tafilajn, kërkesë kjo e cila u la në fuqi edhe nga gjykata. Ndërsa i penduari Kristi Pine përfitoi nga statusi i bashkëpunë­torit të drejtësisë dhe u dënua përfundimi­sht me 10 vite heqje lirie. Për Pinen prokuroria kërkoi burg përjetë, por përfitoi për shkak të statusit që mban. Gjatë seancës gjyqësore u paraqitën konkluzion­et përfundimt­are të të pandehurve Alfred Qefalia dhe Dhimitër Zito. Qefalia kërkoi nga gjykata drejtësi dhe të mos bazohej në deklaratën e dhënë nga Kristi Pine, pasi ai nuk është personi që i penduari Pine pretendon. Më herët Kristi Pine ka deklaruar se Alfredi që ai ka takuar, ka pasur plagë në këmbën e majtë, duar dhe bark, dhe për këtë arsye Qefalia i tregoi gjykatës trupin për të vërtetuar se nuk ka asnjë plagë në trup. "Kërkoj drejtësinë që po më mohohet", deklaroi në fund të fjalës së tij Qefalia. I dyti që u mbrojt ishte Dhimitër Zito, i cili mohoi të kishte lidhje me veprën për të cilën akuzohet. Në përfundim të konkluzion­eve, trupi gjykues u tërhoq për të dhënë vendimin pas disa orësh.

VENDIMI

Në total kjo bandë është dënuar me 1 burgim të përjetshëm dhe 137 vite heqje lirie për 9 bashkëpunë­torët e Admir Tafilajt. Kjo bandë, sipas hetimeve të prokuroris­ë, është përgjegjës­e për vrasjen e kryer në bashkëpuni­m të shtetasit Ibrahim Mani si dhe atentatet ndaj Edmond Çakmashit dhe Leonard Muratajt. Admir Tafilaj u dënua me burg përjetë, ashtu siç kishte kërkuar më herët edhe Prokuroria për Krimet e Rënda. Kristi Pine me 10 vjet burgim, pasi përfitoi nga statusi si bashkëpunë­tor i drejtësisë. I pandehuri tjetër, Alfred Qefaliaj, ndonëse pretendon mospërfshi­rjen e tij në këtë grup kriminal, u dënua me 27 vite. Klajdi Shtembari u dënua me 20 vite, Elton Merdani me 35 vite, Aleksandër Gora me 8 vite, Alban Beqiri me 4 vite, Fatos Koka me 5 vite, Dritan Admir Tafilaj Kristi Pine Elson Merdani Dritan Peksani Alfred Qefalia Klajdi Shermadhi Aleksandër Gora Albano Beqiraj Dhimitër Zito Fatos Koka

Peksani me 25 vite dhe Dhimitër Ziko me 3 vite burg. Për këtë të fundit, organi i akuzës i kërkoi gjykatës që ta dënonte me 2 vite heqje lirie. Pasi trupi gjykues dha vendimin përfundimt­ar ndaj të pandehurve të kësaj dosjeje, ata në shenjë ironie duartrokit­ën.

Nga hetimet e Prokuroris­ë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, Burgim përjetë 10 vite burg 35 vite burg 25 vite burg 27 vite burg 20 vite burg 8 vite burg 4 vite burg 3 vite burg 5 vite burg

ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Pas hetimeve të kryera, organi i akuzës ngriti ndaj tyre akuzat për "Vrasje me paramendim", "Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë", "Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", "Vetëgjyqës­i", "Krijim i grupit të strukturua­r kriminal", "Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal" etj.

 ??  ?? Admir Tafilaj në gjykatë
Admir Tafilaj në gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania