Gazeta Shqiptare

Vogëlushja shqiptare që u sulmua nga dy qenë pitbull ndodhej në shtëpi me gjyshërit

E ëma e 1- vjeçares ishte në punë, i ati në Gjermani

-

tetas shqiptar, ishte larguar drejt Gjermanisë, fill pasi kishte humbur punën në Itali. "Tgcom" shkruan se në momentin kur ndodhi ngjarja, 1- vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin, pasi nëna 22- vjeçare, shtetase italiane, ndodhej në punë. Pasi ka dalë në oborrin e shtëpisë për të luajtur, vogëlushja është sulmuar egërsisht nga dy qentë e gjyshit të saj 63- vjeçar. Sapo ka dëgjuar të qarat e vajzës, ai ka ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar mbesën e tij. Por, pavarësish­t se 63- vjeçari ndërhyri në kohë, nuk arriti ta shpëtonte vogëlushen, duke mbetur edhe vetë i plagosur. Mësohet se vajza mori lëndime të mëdha në kokë, duke i shkaktuar në këtë mënyrë edhe vdekjen e menjëhersh­me. Vogëlushja Victoria Zikaj ishte vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj dhe 22- vjeçares italiane Olga De Luca. Ndërkaq, sapo u sinjalizua­n për ngjarjen e rëndë, kara- binierët mbërritën në shtëpinë ku ndodhi tragjedia, dhe vunë re se në hyrje të saj ndodheshin dy qentë pitbull, të cilët më pas u neutralizu­an prej tyre. Aktualisht gjyshi ndodhet i shtruar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportuan dje, mes të tjerash, se nëna e vogëlushes për shkak të shokut të madh që përjetoi pas lajmit të tmerrshëm, është shtruar në spital. Pas ngjarjes tragjike, Mauro Bru- netti, nënkryetar­i i bashkisë së komunës së Flero- s, duke folur për mediat italiane tha se kjo është diçka shumë e rëndë dhe se e gjithë qyteza ndodhet në zi. "Një ngjarje që nuk mund të shpjegohet. Nuk gjej fjalët. E gjithë qyteza është në zi për tragjedinë që ka goditur këtë familje", - u shpreh Mauro Brunetti.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania