Gazeta Shqiptare

Reforma zgjedhore, PD depoziton kërkesën, Basha: Tri kushtet tona

Kërkesa drejtuar Kuvendit, çfarë kërkojnë demokratët për garantimin e votës së lirë "Marrëveshj­a, Ramën s'e kemi aleat, por problem"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e kërkoi dje zyrtarisht në Kuvend ngritjen e Komisionit ad hock për reformën zgjedhore. Tri janë kushtet e PD- së për një reformë që garanton votën e shqiptarëv­e: "1- Votimi dhe numërimi elektronik; 2- Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces; 3T'i japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësim­it të tyre në parlament dhe në organet e tjera". Kërkesa drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci është propozuar nga deputetët Endri Hasa, Valentina Duka, Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj, Durata Çupi, Fatbardha Kadiu, Flamur Noka, Romeo Gurakuqi, Jorida Tabaku, si dhe është firmosur nga kreu i grupit parlamenta­r Edmond Spaho. Në kërkesën e PD thuhet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracis­ë funksional­e. Gjithashtu, në kërkesë bëhet e ditur se për shkak të vullnetit të maxhorancë­s qeverisëse në mandatin e kaluar nuk u arrit të realizohes­hin ndryshimet ligjore për të garantuar zgjedhja të lira dhe të ndershme. Por kreu i PD- së Lulzim Basha bëri dje me dije edhe 3 kushtet e PD për reformën zgjedhore, teksa u shpreh i hapur të diskutojë çdo opsion për sistemin zgjedhore, po ai tha se reforma duhet të plotësoje 3 kritere. "Ne jemi të hapur për çdo model që ofron këto tre kushte: "Jemi të hapur për modelin por duhet të plotësojë tri kushte sipas PD. - Votimin dhe numërimin elektronik; - Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike; - Të fuqizojë dhe japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësim­it e tyre", deklaroi kreu i PD- së. Sipas tij reforma zgjedhore do të kalojë nëpërmjet një procesi të gjerë konsultime­sh, ku do të përfshihen të gjithë grupet e interesit. "Jemi të vendosur që kjo reformë as të mos nda-

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së PD- së
Faksimile e kërkesës së PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania