Gazeta Shqiptare

Helmohen 50 dasmorë në Shijak, 12 shtrohen në spital

Shefja e Infektivit në Durrës: Janë jashtë rrezikut për jetën. AKU bllokon lokalin deri në daljen e analizave Pacientët u paraqitën me të vjella e temperatur­ë të lartë një ditë pas dasmës

- Klodiana Haxhiaj

Rreth 50 persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal dasme në Shijak. Personat e helmuar kanë shfaqur probleme shëndetëso­re ( të vjella, dhimbje barku, diarre dhe temperatur­ë të lartë) pak orë pasi kishte përfunduar banketi. Shqetësime­t për dasmorët kanë nisur pasditen e së hënës, ndërkohë që dje në repartin Infektiv të spitalit rajonal të Durrësit ishin ende të shtruar 12 persona. Burime nga spitali i qytetit bregdetar pohuan se mes personave të shtruar kishte edhe fëmijë. Mësohet se, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, 38 prej tyre janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa të tjerët u shtruan, pasi ndodheshin në gjendje më të rënduar shëndetëso­re. Me kalimin e orëve gjashtë prej tyre u larguan, pasi shëndeti i tyre u përmirësua ndjeshëm, ndërsa gjashtë dasmorët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në repartin e Infektivit. Vetë pacientët e shtruar në spitalin e Durrësit u shprehën se "ishim në dasmë dhe u helmuam. Fillimisht nuk kuptuam gjë, pasi problemet me shëndetin na nisën një ditë më pas ( të hënën). Darka në lokalin që kishin prenotuar ishte e mirë, pastërtia në maksimum. Nuk

e dimë se çfarë ndodhi. Hëngrëm, u kënaqëm dhe më pas përfunduam në spital". Menjëherë pas sinjalizim­it për helmimin masiv në Shijak, policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. "Më datë 13.08.2017, në Shijak, në një lokal në pronësi të shtetasit Dh. K., vjeç 57, në një dasmë janë helmuar shtetasit: E. J., E. J., Dh. J., T. J., Q. K. e B. C., vjeç

55, 32, 42, 49, 57, 43, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, e cila po zhvillon hetime intensive për të zbardhur ngjarjen e rëndë", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale Durrës e Autoriteti­t Kombëtar të Ush- qimit ka bllokuar aktiviteti­n e lokalit në Shijak. Sipas burimeve nga AKU- ja, lokali do të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave përfundimt­are, në bazë të të cilave do të merren edhe masat e duhura sipas ligjit.

MJEKËT

Shefja e repartit Infektiv në spitalin e Durrësit, Nadire Jani tha dje se situata është nën kontroll të plotë, ndërsa sqaroi se pacientët janë shfaqur me diarre dhe temperatur­ë të lartë. Sipas saj, aktualisht situata e tyre është më e mirë. "Të gjithë pacientët janë paraqitur me diarre të shpeshtë, të vjella të shpeshta, temperatur­ë 3940. U shtruan në spital, u është bërë mjekimi efikas, janë bërë ekzaminime­t dhe gjendja e tyre është e mirë". Gjithashtu, mjekja Jani pohoi se pas situatës së krijuar, është lajmëruar Drejtoria e Shëndetit Publik.

Në lidhje me rastin në fjalë, kjo drejtori ka nisur inspektimi­n e lokalit ku është zhvilluar dasma. Autoritete­t shëndetëso­re kanë kërkuar mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga lokali iu është thënë se janë hedhur në plehra. Në këto kushte, AKU- ja ka bllokuar aktiviteti­n deri në daljen e rezultatit të analizave toksikolog­jike. Nëse do të vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren masa administra­tive ndëshkuese ndaj pronarit të lokalit, i cili aktualisht po procedohet në gjendje të lirë.

 ??  ?? Shefja e repartit Infektiv në spitalin e Durrësit, Nadire Jani
Shefja e repartit Infektiv në spitalin e Durrësit, Nadire Jani
 ??  ?? Një nga pacientët e shtruar në spitalin e Durrësit
Një nga pacientët e shtruar në spitalin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania