Gazeta Shqiptare

Shqiptari si hero, i afërm dhe mik në diskursin heroik serb të shekujve XVIII dhe XIX

-

tokën e ftohtë”. Pra, kënga madhëron të dy trimat.

Po aq ambivalent është edhe fundi i famshëm i këngës – gjatë dyluftimit të dy trimat shfaqin fuqi të mbinatyrsh­me dhe asnjëri nuk mund ta mposhtë tjetrin. Më në fund, pasi i kanë thyer të gjitha armët dhe janë përballur në mundje me orë të tëra, Musa e rrëzon Markon dhe i ulet në gjoks. Në atë moment, Marko thërret në ndihmë zanën e malit, dhe kur ajo shfaqet nëpër re, Musa e humbet vëmendjen për një moment. Marko e shfrytëzon këtë rast, nxjerr thikat e fshehura dhe e pret Musën “prej uçkuri deri në fytin e bardhë”. Por, duke parë se Musa ka në gjoks tri zemra trimi dhe kur e kupton, se e ka fituar mejdanin me pabesi, Marko me lot në sy thotë vargjet e pendesës:

I mjeri unë o Zot i mëshirshëm, paskam vra një më të mirë se vetja!

( Karad• iæ, 1845, 410)

Shkurt, kjo këngë tregon një respekt të madh të këngëtarit dhe traditës së tij gojore si për trimin serb ashtu edhe për trimin sh- Marko e fton Mujën në dyluftim, por zanat e malit ndërhyjnë dhe e parandaloj­në përballjen mes tyre dhe i pajtojnë duke u thënë se të dy janë njësoj të fuqishëm. Marko e Muja vëllazëroh­en dhe e festojnë vëllazërim­in së pari në shtëpinë e Mujës e më pas edhe në atë të Markos. Vargjet përmbyllës­e, shënojnë miqësinë e tyre:

Kurrë më nuk u ndanë, Zoti gjithmonë u ndihmoi, ekziston edhe sot ( Halili 2012) – ka qenë karakteris­tikë e këngëtarëv­e nga rajoni i Sanxhakut.

Krijimi i armiqësisë

Kjo porosi pajtuese nga kënga shqiptare do të paraqiste një përfundim të përshtatsh­ëm të rrëfimit për miqësinë tracionale dhe bashkëpuni­min mes serbëve dhe shqiptarëv­e, po të mos vinin pas saj një seri konfliktes­h dhe dhune Hercegovin­ën, të cilën e konsideron­in territor që duhet t’i bashkangji­tej shtetit serb. Serbia u gjend papritmas e rrethuar në tri anë nga monarkia austro- hungareze dhe intelektua­lët serbë nisën të vajtojnë për shkak të këtij fakti, duke e përjetuar këtë gjendje si burgim dhe ngulfatje. Siç do të shkruante Jovan Cvijiq ( Jovan Cvijiæ), Serbia u bë “një vend gati i rrethuar e ne u bëmë një popull i arrestuar”, çka i shtynte njëkohësis­ht intelektua­lët serbë të deklaronin se Serbia duhet të marrë frymë, duhet të zgjerojë mushkëritë që të mund të mbijetojë ( Cvijiæ, 2000, 165; Mirdita, 1966).

Në rrethana të tilla, figura e malësorit trim, të afërmit tonë dhe aleatit kundër turqve, zbehet gjithnjë e më tepër. Në vend të saj në diskursin shkencor, shtypin dhe në arsimim ( shih punimet e Ana Petrov, Milan Millkoviqi­t dhe Aleksandar Iliqit në këtë koleksion) shqiptarët gjithnjë e më fuqishëm identifiko­hen me shqiptarët myslimanë të Kosovës, të paraqitur si aleatë të turqve dhe torturues të serbëve të Kosovës të mbetur të paktë në numër, të cilët, thënë me fjalët e autorit të një libri mësimor

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania