Gazeta Shqiptare

Shqiptarët, të parë nga serbët

-

Për ata që jetojnë në shekul lin e XXI dhe sidomos pjesën e pakultivua­r duket se urrejtja serbe për shqiptarët është e madhe dhe ka qenë e tillë në të gjitha kohërat. Por ky konstatim nuk është i vërtetë gjithnjë. Një mori studiuesis­h nga të dy vendet kanë treguar një situatë krejt të ndryshme, ku një nga studiuesit e brezit të sotëm, Pavloviç mëton se paraqitjet negative të shqiptarëv­e bëhen krye- sisht më të pranishme gjatë fundit të shekullit të XIX. Deri më atëherë dhe sidomos në dy shekujt paraardhës të dy palët e trajtojnë me shumë respekt njëri- tjetrin. Shqiptarët janë të pranishëm të rregullt në ngjarjen më të madhe që lidhet me shugurimin e primatit të kishës serbe në Pejë sepse ata janë edhe mbrojtësit fizikë, moralë të objektit me tagër dhe nga perandoria osmane. Por ndërkohë etnografë dhe historianë, që rrahin tokat tona në shekujt e shkuar rreshtojnë konsiderat­a pozitive të dyanshme. Nga ana e serbëve ato shtohen për shkak të mundësive më të mëdha sa i përket mundësisë së shprehjes. Interesant është se sistemi i njëjtë shoqëror familjar dhe zakonet e afërta, që vlerësojnë mbi të gjitha vlerat patriarkal­e, bën që serbët dhe shqiptarët të kenë një vetëdije ngjashmëri­e. Autorët e historisë mundohen të gjejnë lidhje në dekadat e fundit të shekullit XIX, kur ka një ndryshim perceptimi për shqiptarët. Arsyeja kryesore është Kriza Lindore e viteve 1875- 1878, ndërkohë dhe intensifik­imi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dobësimit të pushtetit osman dhe pretendime­ve territoria­le të të dy grupeve etnike në lidhje me ter- ritorin e sotëm të Kosovës dhe Metohisë/ Dukagjinit dhe Shqipërisë veriore, nga Pavloviç. Gjithçka do marrë zjarr në prag të luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, ku shqiptarët identifiko­hen me turqit. Më pas, ndoshta është e tepërt të trajtohet si temë sepse urrejtja është e madhe dhe ushqehet nga shumë të interesuar që u pëlqen kjo lloj gjendje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania