Gazeta Shqiptare

Plagosen në qendër të qytetit 32- vjeçari e 2 kalimtarë të rastit

Arrestohet në Mal të Zi, autori Aurel Ahi. Hetuesit: Ngjarja, pas një konflikti të çastit Policia: Në shënjestër, Doni Lisi, ka marrë 3 plumba

-

Qendra e qytetit të Sh kodrës është përg jakur dje nga një ngjarje e rëndë. Tre persona janë plagosur në sheshin "Demokracia", në vendin e quajtur "Ish- 5 Heronjtë". Doni Lisi, 32 vjeç, ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa janë plagosur dhe dy kalimtarë të rastit; Leona Turku, 25 vjeçe ( ka marrë një plumb në këmbë) dhe 59- vjeçari Enrik Prendushi, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas afro 5 orësh, autori i ngjarjes, Aurel Ahi, 25 vjeç, banues në lagjen "Guerrile", është arrestuar nga forcat speciale të Malit të Zi, pasi kishte kaluar në vendin fqinj përmes Zogajve në Shkodër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13: 00.

ATENTATI

Sipas policisë, nga një makinë jeshile me targë AA 440 NC, tip "Daevy", është qëlluar në drejtim të Doni Lisit. Edhe pse në një largësi prej rreth 12 metrash, autori është treguar i saktë, duke qëlluar 32- vjeçarin, por ka plagosur edhe dy të tjerë. Mësohet se agresori Aurel Ahi ka qëlluar 8 herë me një pistoletë të tipit "TT". Të shtënat kanë terrorizua­r qytetarët që po kalonin në ato momente në rrugë. Për shkak të atentatit është krijuar kaos, pasi qytetarët kanë vrapuar për t'u shpëtuar plumbave. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plagosjes së trefishtë, ku në shënjestër ishte vetëm 32vjeçari Lisi. Ndërkaq, autori i krimit është larguar me shpejtësi në periferi të qytetit të Shkodrës. Afro 10 minuta pas plagosjes, një grua ka lajmëruar policinë se ka parë një person duke hedhur një pistoletë në zonën turistike të Shirokës. Blutë kanë shkuar në Shirokë dhe kanë arritur të gjejnë armën e krimit në një kosh mbeturinas­h. Pas gjetjes së armës, policia ka vijuar në drejtim të asaj zone kërkimet për autorin. Pak më tutje, në Zogaj, forcat e policisë kanë gjetur edhe mjetin e braktisur me të cilin është kryer krimi. Fillimisht është menduar se autor i plagosjes ishte shtetasi Arben Piolli, që rezultonte pronar i makinës, por realisht ky i fundit ndodhet prej shumë vitesh në Itali dhe makinën e tij ia ka lënë në përdorim Aurel Ahit.

ARRESTIMI

Nga Zogajt, forcat e FNSH- së bashkë me ato të policisë kanë nisur kërkimet në malin e Taraboshit për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkime, policia ka marrë njoftim nga kolegët malazezë se autori ndodhej në fshatin Krajë ( zonë e banuar nga shqiptarë, por që i përket Malit të Zi). Autori, pasi ka ecur shumë gjatë, është ndalur në fshat ( në një lokal) për të kërkuar ujë. Banorët e kanë parë të gjakosur në duar dhe i kanë dhënë ujë, ndërsa ai më pas është larguar. Vetëm 45 minuta ka zgjatur operacioni i forcave speciale malazeze, të cilat kanë arritur të arrestojnë Aurel Ahin. Menjëherë është bërë njoftimi në policinë shqiptare për arrestimin e 25vjeçarit. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së Doni Lisit nga Aurel Ahi, ndërsa policia dyshon për ndonjë konflikt të çastit mes tyre. Familjarë të Doni Lisit kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte me askënd. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 ??  ?? I arrestuari, Aurel Ahi
I arrestuari, Aurel Ahi
 ??  ?? I plagosuri, Doni Lisi
I plagosuri, Doni Lisi
 ??  ?? E plagosura, Leona Turku
E plagosura, Leona Turku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania