Gazeta Shqiptare

Reforma e pensioneve, si ndryshon mosha për gratë

Duhet të mbushin 60 vjeç e 6 muaj, ja si ndryshojnë edhe vitet e vjetërsisë në punë Ligji i ri, çdo vit rritet me dy muaj

-

Një grua, aktualisht duhet të jetë 60 vjeçe e 6 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikoh­et një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit. Rritja e moshës prek vetëm gratë, të cilat përgjatë gjithë vitit 2017 do të dalin në pension pikërisht në moshën 60 vjeçe e 6 muaj dhe jo 60 vjeçe, që parashikoh­ej në ligjin e vjetër. Kjo pasi, me ndryshimet që iu bënë ligjit "Për sigurimet shoqërore", parashikoh­et një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2017 duhet të ketë 36 vjet e 2 muaj. E njëjta logjikë vlen edhe për femrat, të cilave paralelish­t me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" zbardh sot tabelat me zgjatjen graduale të moshës dhe periudhës së sigurimit për pension për meshkujt dhe femrat, sipas kategorive përkatëse. Përmes këtyre tabelave, çdokush mund të shikojë me saktësi vitin, në të cilin do të dalë në pension sipas përllogari­tjeve të reja si dhe vitet e vjetërsisë në punë, sipas të cilave mund të fitohet pensioni.

MASA E PENSIONIT

Rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdr­ejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogari­tjen e tij. Sipas formulës së re, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social që është 7.065 lekë, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë. Në këtë pjesë të formulës kemi ndikimin në uljen e masës së pensionit, duke qenë se pjesëtimi do të bëhet me një numër më të madh. Për shembull, nëse kemi një person me 40 vite punë, për të përllogari­tur pensionin bazë duhet të bëjmë këtë ve- prim: 7.065×40/ 36 = 7.850 lekë. Ndërkohë që përgjatë vitit 2016, baza e pensionit me këto të dhëna do të ishte 7.665 lekë, pra rreth 185 lekë më e lartë. Ndërkaq, pensioni përbëhet edhe nga një sh- tesë që është 1% shumëzim vitet e sigurimit shumëzim pagën mesatare. Paga mesatare përllogari­tet në bazë të pagave bruto të deklaruara ndër vite, të cilat indeksohen me koeficient­ët për- katës, për t'i aktualizua­r me tregun. Kjo bëhet duke i mbledhur pagat e deklaruara bruto ( pas indeksimit) për çdo muaj dhe duke i pjesëtuar me numrin e muajve për të cilët janë der- dhur këto paga. Pasi të kemi nxjerrë dhe vlerën e pagës mesatare, atëherë do të mund të përllogari­sim dhe shtesën. Nëse supozojmë se kemi një person me 40 vite punë dhe me një pagë mesatare 45 mijë lekë, atëherë, në bazë të formulës kemi: 1% x 40 x 45.000 = 18.000 lekë. Në total ky person do të përfitojë: 7.850 + 18.000 = 25.850 lekë si pension pleqërie.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania