Gazeta Shqiptare

Sherri për një vajzë, 17- vjeçari shqiptar vritet me thikë nga një shtetas italian

Miqtë e dy të rinjve: Nuk ishte hera e parë që ziheshin

-

ITALI - Një shqiptar 17vjeçar u qëllua për vdekje me thikë nga një 19- vjeçar italian. Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku sipas mediave të huaja është raportuar se shqiptari së bashku me autorin, Simone Madaluno- n, pëlqenin të njëjtën vajzë. Po sipas tyre, ka qenë pikërisht kjo gjë edhe "molla e sherrit" mes dy të rinjve. Sherri ka nisur të dielën në diskotekë, dhe më pas ka vijuar edhe pasditen e djeshme. Shqiptari dhe italiani kanë lënë një pikë takimi për t'u "sqaruar", dhe aty janë përleshur sërish me njëritjetr­in. Në sherr e sipër, sipas dëshmitarë­ve është pohuar se italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor, duke e lënë atë të plagosur rëndë, dhe fatkeqësis­ht ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritete­t italiane, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e plota të saj. Ndërkohë që autoritete­t italiane arrestuan në flagrancë 19- vjeçarin italian, si dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale edhe armën e krimit.

DËSHMITARË­T

Mediat italiane raportuan dje, se në sajë të dëshmive të dhëna nga ana e dëshmitarë­ve, thuhej se kjo nuk ishte hera e parë që dy të rinjtë ziheshin me njëri- tjetrin. "Nuk ishte hera e parë që ata ziheshin me grushte me njëri- tjetrin, por nuk e mendonim kurrë se gjërat do të shkonin deri në këtë pikë", - janë shprehur dje dëshmitarë­t, pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i plagosur me thikë 17- vjeçari shqiptar, pas sherrit që kishte pasur për një femër, me një djalë të ri italian. Sipas mediave italiane, të njëjtën gjë kanë pohuar edhe miqtë e tyre, të cilët kanë deklaruar se dy djemtë e rinj janë konfliktua­r edhe herë të tjera. Ata u morën në pyetje në polici, si persona që mund të kenë dijeni për krimin e rëndë, si dhe për të hedhur dritë rreth ngjarjes së rëndë. "Ata u ndeshën në një vend që e frekuenton­in të dy. Panë me një vështrim sfidues njëritjetr­in. Nuk dihet, ndoshta kishin lënë takim për të sqaruar gjërat, ndoshta edhe mund të jenë takuar rastësisht në atë vend", kanë treguar dje në polici miqtë e autorit të krimit, si dhe miqtë e shqiptarit që mbeti i vrarë me thikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania