Gazeta Shqiptare

KQZ lë pa mandat PDIU- në në Tiranë, miraton rezultatin final

Mesila Doda: Mandati është i Idrizit, do ndjekim të gjitha shkallët

-

Komisioni

Qendror i Zgjedhjeve nuk ia dha dje mundësinë për të qenë deputet, kreut të PDIU- së, Shpëtim Idrizi. KQZ- ja miratoi dje, tabelën e rezultatev­e të qarkut të Tiranës, duke mos marrë parasysh kërkesën e PDIU- së. Përfaqësue­sit e kësaj partie, në mbledhjen e KQZ- së kërkuan shtyrjen me 48 orë të miratimit të tabelës së Tiranës për të verifikuar rezultatet edhe përmes materialev­e filmike, por votimi ishte në shumicë kundër kësaj kërkese. Ish- deputetja Mesila Doda tha se rezultati në Tiranë është shtrembëru­ar në disa raste, për të cilat kjo parti disponon prova filmike. "Po u jepni të tjerëve mandatin e përfituar në mënyrë të padrejtë", - deklaroi Mesila Doda. "Ju doni vetëm përfitim vetjak. Këto debate shkoni bëjini në selinë e partisë suaj", - tha kreu i KQZsë, Klement Zguri. Pas votimit kundër kërkesës, Mesila Doda tha për mediat se mandati i Tiranës është i PDIUsë, dhe se këtë do ta provojë në ditët në vijim. "Mandati i Tiranës është i Shpëtim Idrizit. Këtë do ta shihni! Do të ndjekim të gjitha shkallët", - tha ajo. "PDIU- së i mungonin vetëm 36 vota për mbërritur në pragun prej 3%, sipas të dhënave që kishte KQZ- ja. Unë sot i solla 38 votat e vlefshme, ndërkohë që kemi mbi 52 vota të vlefshme në 10% të materialev­e të shikuara deri tani", - tha Doda. Ndërsa përfaqësue­si i PS- së në KQZ, Eridian Salianji tha se "PDIU- ja ka pasur anëtar në grupet e numërimit në çdo ZAZ, dhe para se të tregonte fo- tografitë të tregonte një procesverb­al të një grupi numërimi, ku përfaqësue­si i saj ose vëzhguesi duhej të kishte bërë kontestim". Propozimin e zonjës Doda, KQZja e hodhi poshtë me 4 vota kundër, ku ra në sy dhe vota kundër e kryetarit Klement Zguri, edhe pse 2 përfaqësue­sit e tjerë të PD- së votuan pro. Ndërkohë KQZja miratoi unanimisht kërkesën e përfaqësue­sit ligjor të PD- së, Ivi Kaso, për të shtyrë me 24 orë miratimin e tabelave për Vlorën dhe Beratin.

 ??  ?? Mesila Doda
Mesila Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania