Gazeta Shqiptare

Artistja ekspozon në Tiranë krijimtari­në e saj

Art mes plumbave në Kosovë, do vdesim me makthet e luftës

-

do shohim se ai shqetësim i brezave tanë do të mbetet deri sa ne të ikim në botën tjetër. Ndoshta do të zvogëlohet mendimi në masë, por te ne do të qëndrojë derisa të jemi gjallë. Është traumë". Kujton një fëmijëri e rini, që me gjithë çfarë ndodhte, me gjithë demonstrat­at e përhershme, ishte sërish një rini e bukur, mes artit. Një ditë do të vinte ajo që s'e patën menduar kurrë. "Ne jemi rritur mirë, ishim të rinj të rrok- ut, bluz- it, xhaz- it, vizitonim teatri e ekspozita. Nuk mendonim që do arrinim deri te lufta"- thotë ajo. Arti i kohës ishte revoltë atë kohë. Arti pamor e skenik, kënga, filmi, gjithë ç ' prodhohej i kushtohej sa mundej gjendjes së shqiptarëv­e. "Ka pasur vetëm revoltë", kujton. "Po, rrezikonim. Sidomos kur kemi bërë performanc­at, kemi pasur performanc­at të xhiruara nga Euronews. Kemi bërë performanc­a me rrobat e fëmijëve të Drenicës në qafë, madje na ndoqi policia pas saj. Ne ia dolëm të ikim e të mos na kapnin, por nuk mundëm ta vazhdonim projektin në sheshe të tjera". Rreziku e mendimi i rrezikut i ndiqte më shumë se gjithçka. Frika përhapej kudo, paniku mbizotëron­te. Si do të ishte e nesërmja. E pyes nëse familja rrezikonte prej artit të saj. "Atëherë nuk kishim kohë të mendonim sa rrezikonim. Secili në Kosovë e kishte misionin e vet. Secili ishte i rrezikuar. Ne na u vra një shoqe aktore, Ardiana. Na u vra në kafe me ne". Kujtesa është ajo që dhemb sot. "Ne artistët, atë që shohim nuk e harrojmë dot kurrë, sepse e fotografoj­më në moment dhe nuk shlyhet kurrë. Nuk kemi vuajtur sa shumë të tjerë, por ishim të survejuar gjithë kohës. Lajmet e këqija në televizion, qoftë vetëm lajmet, të jepnin ndjesi frike. Megjithëse jam optimiste, nuk harroj dot. Jam e lumtur që vitet e ' 90- ta i kam dokumentua­r të gjitha ato që kanë ndodhur. Ekziston ai art që nuk e shes. E ekspozoj, po nuk shes".

Nëse arti i luftës ishte me interes për galeritë e huaja, çfarë ndodh me atë të pasluftës? Zakja flet për një art të Kosovës që i ka dyert e hapura. "Kosova është mirë edhe në botë. Kemi marrë pjesë në bienale dhe në muze nëpër botë. Aq pak jemi dhe aq shumë artistë ekspozojnë jashtë. Do vijë një kohë që arti ynë do ecë më shumë, sepse ende nuk kemi galeri bashkëkoho­re. Pa fajësuar shtetin - duhet të merren në punë individë që e njohin artin e punën. Italisë, po t'ia heqin artin nuk i mbetet asgjë, do jetë gërmadhë". Ndër vështirësi­të që përmend është kalimi i veprave nëpër dogana, transporti­mi i tyre nga Kosova për ekspozita jashtë. "Ne nuk kemi një kod, për të kaluar veprat e artit në kufi. Ne punët e artit i kalojmë në kufi si të ishin patate. Piktura duhet të transporto­het me mjete te veçanta, me kuti të veçanta, pasi nuk duhet dëmtuar". Megjithëkë­të, pranon se ka një kosto tranzicion­i. "Tranzicion­i i kushton çdo shteti, si një fëmijë që nis të ecë, mëson të flasë dhe vjen një ditë që mëson gjithë çfarë i duhet", thotë Zakja.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Zake Prelvukaj me Inva Mulën
Në foto: Zake Prelvukaj me Inva Mulën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania