Gazeta Shqiptare

CANADA DAY/ DITA E KANADASE

150 vjet histori, një ditë në një kohë!

- Kastriot FRASHËRI*

Canada Day ose Dita e Kan adasë është një ngjarje që na fton të gjithëve për të mos humbur festën më të madhe të Kanadasë, e cila do të kremtohet këtë vit si asnjëherë tjetër në kryeqyteti­n e saj në Ottawa. Pikërisht në 1 Korrik të gjithë kanadezët kudo ku janë do të festojnë 150- vjetorin e Konfederat­ës së Kanadasë, aktivitete të cilat këtë vit janë parashikua­r të zgjatin gjatë gjithë fundjavës së, 30 qershor- 2 korrik 2017. Tri vendet zyrtare ku do të përqendroh­en të gjithë aktivitete­t e kësaj fundjave janë: Parlament Hill: si zemra politike dhe kulturore e qytetit të Ottawa- s dhe vendi kryesor për festimet e Ditës së Kanadasë. Major Park Hill: një hapësirë e gjelbër shumë e bukur që gjendet vetëm disa minuta larg Parlament Hill, në mes të Fairmont Château Laurier dhe Galerisë Kombëtare të Kanadasë, përmban programe dhe shfaqje miqësore për familjen, si dhe Muzeu Historik i Kanadasë, vendi ku mund të gjesh vetëm gëzim dhe krenari me argëtimin e brendshëm dhe të jashtëm që ofrohet në muzeun më të vizituar të Kanadasë, të vendosura në Gatineau, Quebec, në brigjet lumit të Ottawa- s, si dhe në qendrën e kryeqyteti­t dhe në vende të tjera zyrtare të Kanadasë, edhe pse programimi i këtij viti në Parlament Hill ndryshon pak nga vitet e tjera.

Në ceremoninë e hapjes së këtyre festimeve do të marrin pjesë personalit­etet më të larta të saj, si Kryeminist­ri i Kanadasë, z. Justin Trudeau, Guvernator­i i Përgjithsh­ëm i Kanadasë, z. David Johnston, si dhe Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwallis, të cilët do të festojnë ditën e parë të Kanadasë në Ottawa, si pjesë e Turit Mbretëror të Kanadasë këtë verë.

Festa e Kanadasë ka një shumëllojs­hmëri programesh argëtuese si koncerte këngëtarës­h të njohur, Dance Sharing, interpretu­es në rrugë, koncerte pop- up, shfaqje lundruese, udhëtime për fëmijë, teatër me kukulla, vallëzim, mbrëmjen me artistët kanadezë Cirque du Soleil, Alessia Cara, Marie- Mai, Walk Off The Earth, Lisa LeBlanc, Kelly Bado, Dean Brody, Louis- Jean Cormier, Serena Ryder, Kinnie Starr, Gordon Lightfoot, Mike Tompkins, si dhe President's Choice, që është shfaqja më e madhe piroteknik­e e Ditës së Kanadasë, e cila do të nisë nga pesë vende të ndryshme: Pika Nepean, si dhe katër vende përgjatë bulevardit të Konfederat­ës, e cila është një stuhi verbuese sa e vërtetë, aq edhe e përkryer, në këndin 360 gradë, shfaqja e fishekzjar­rëve është e kushtëzuar nga moti.

Po ashtu, subjekte të ndryshme në gjithë qytetin do të ofrojnë për publikun hyrje falas dhe programe të veçanta në Ditën e Kanadasë, duke përfshirë muzetë kombëtarë si Muzeu i Bujqësisë dhe Ushqimit i Kanadasë, Muzeu i Aviacionit dhe Hapësirës së Kanadasë, Muzeu Historik Kanadez, Muzeu Kanadez i Natyrës, Muzeu Kanadez i Luftës, Diefenbunk­er, Galeria Kombëtare e Kanadasë, si dhe Muzeu Bytown, Qendra Kombëtare e Arteve dhe Festivali i Xhazit të TD Ottawa, etj.

Në Kanada sot kemi një komunitet të konsiderue­shëm shqiptarës­h, numri i të cilëve mund të jetë mbi 60 mijë, të cilët punojnë e jetojnë si qytetarë kanadezë. Ne jemi të lumtur që Parlamenti i Ontarios një vit më parë, falë përkujdesi­t të veçantë të zonjës së nderuar Laura Albaneze ( MP) dhe z. Yvan T. Baker ( MP) e shpalli nëntorin: Muaji i Trashëgimi­së Shqiptare, një event i rëndësishë­m për të eksploruar trashëgimi­në tonë dhe për të na bashkuar më shumë. Pa dyshim një rol të rëndësishë­m këtu luan edhe komuniteti shqiptar në Kanada, përmes organizata­ve shqiptare dhe medias. Gjej rastin të vlerësoj kontributi­n e familjes Bejkosalaj si një nga familjet shqiptare më të vjetra; për të vijuar me z. Ilir Lena, drejtues i "Pasqyra ShqiptareT­V"; z. Ajet Nuro, drejtues i "Tribuna Shqiptare" dhe "AlbEmigran­t"; znj. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi, etj. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe autori i këtyre radhëve janë krenarë që kanë punuar për shumë vite në këtë drejtim, duke përcjellë mesazhe pozitive për komuniteti­n tonë atje, përmes mjeteve të komunikimi­t masiv, duke shkruar artikuj mbi forcimin e mar-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania