Gazeta Shqiptare

Mbledhja e këshillit bashkiak, LSI kalon "testin", miraton 5 projektven­dime bashkë me PS- në

Këshilltar­ët e PD- së bojkotojnë mbledhjen pa shkak

-

DURRËS - Pak ditë pas zgjedhjeve parlamenta­re, bashkia e Durrësit ka "testuar" këshilltar­ët e LSI- së me mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak, që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes. Rreziku i djegies së fondeve për investimet publike ka bërë që bashkia e qytetit bregdetar të mbledhë urgjentish­t këshillin bashkiak. Këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e bënë bojkot pa asnjë argument, pasi nuk morën pjesë në "parlamenti­n e vogël". Ndërsa, këshilltar­ët e LSI- së iu mbajtën marrëveshj­es më të hershme për pushtetin lokal me Partinë Socialiste. Në rendin e ditës ishin 6 projektven­dime, një prej të cilëve u fut me urgjencë në momentin e fundit. Bëhet fjalë për miratimin e fondit prej 1 milion lekësh të reja, për zhvillimin e panairit të librit, që do të startojë nga 2 gushti deri më 5 gusht në shëtitoren "Taulantia". Nga 6 projektven­dime të rendit të ditës u miratuan pa asnjë debat pesë prej tyre, ndërsa u shty projektven­dimi për heqjen e mandatit të këshilltar­it të LSI- së, Xhemal Tabaku. Gjatë mbledhjes, këshilltar­i i LSI- së, Jeton Rexmati tha se Tabaku nuk është i vetmi që mungon në këshillin bashkiak, por ka edhe të tjerë nga e Partia Demokratik­e. Sipas këshilltar­ëve bashkiakë, ishkreu i njësisë vendore të Rrashbulli­t, Hysen Gashi i PD- së, ka më shumë se 6 muaj që nuk paraqitet në asnjë mbledhje të këtij këshilli. Ndërkaq, në mbledhjen e dy ditëve më parë, socialistë­t dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk u përfshinë në debate me këshilltar­ët e LSI- së. Pika e rendit të ditës për heqjen e mandatit të këshilltar­it Tabaku u shty për t'u diskutuar një herë tjetër. Me kartonët jeshilë të PS- së dhe LSIsë u miratuan fondet për: kopshtin "Hasan Koci" në Shkozet dhe për gërmimet arkeologji­ke pranë shkollës "Marie Kaculini". Gjithashtu, u miratuan edhe projektet për ndërtimin e ujësjellës­ve në disa ish- njësi vendore në zonat rurale. Po ashtu u miratua fondi prej 9.9 milionë le- kësh për zhvillimin e panairit të librit. Këshilltar­ët e LSI- së së bashku me të PS- së përbëjnë korumin e nevojshëm në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Nëse LSI do të bëjë opozitën në këshillin bashkiak, Vangjush Dako do ta ketë të vështirë vendimmarr­jen, pasi PS nuk e ka luksin të udhëheqë e vetme në parlamenti­n e qytetit. Por, nuk është as çudi që për të mbajtur vendet e punës, këshilltar­ët e LSI- së të mos dalin në opozitë, por të ngrenë kartonët jeshilë në favor të politikës së kreut të Bashkisë Durrës. kl. ha.

 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Durrësit
Këshilli Bashkiak i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania