Gazeta Shqiptare

Shpërdorua­n ujin e pijshëm, bashkia gjobit 26 familjarë dhe 12 biznese

Apeli i UKT- së: Kursejeni, qytetarët të denoncojnë çdo abuzim, ja 2 numrat Situata e ujit, në "sitë" abonentët e Tiranës

-

Task- Forca e Ujit, ngri tur nga Bashkia e Ti ranës dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vendosur 26 gjoba për familjarë dhe 12 të tjera për biznese të ndryshme, pasi u gjetën në kushtet e abuzimit me ujit e pijshëm, duke e përdorur për ujitje. Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici. Gjithashtu, grupet e punës në terren kanë bërë edhe verifikimi­n e 2130 abonentëve, duke ndërprerë aktmarrëve­shjet lehtësuese me 34 prej tyre që rezultojnë debitorë. Aksioni i TaskForcës është përqendrua­r në dy drejtime: në linjat e transmetim­it në periferi të Tiranës si Yrshek, Mëzes, Kashar, Babrru, Astir, Kodër- Sharrë, Shkozë, Sauk, etj., si dhe në rrjetin e shpërndarj­es brenda në qytet, përfshi subjektet private dhe shtëpitë me bahçe dhe lulishte. Vetëm gjatë ditës së sotme, grupet e TaskForcës kanë identifiku­ar dhe shkëputur 226 raste të lidhjeve të paligjshme në rr- jetin e ujësjellës­it. 22 grupet e Task- Forcës, me pjesëmarrj­en e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturë­s dhe stafit teknik të Ujësjellës- Kanalizime­ve të Tiranës, të shpërndara prej 2 ditësh në të gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe ato urbane, kanë pasur në fokus të punës së tyre pikërisht shkëputjen e çdo lidhjeje të paligjshme në rrjetin e ujësjellës­it, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm. Në fokusin e këtij aksioni të përgjithsh­ëm kanë qenë edhe rastet e abuzimit me ujin e pijshëm nga subjektet private brenda qytetit. Gjatë verifikime­ve në terren janë konstatuar dhe ndërprerë të gjitha lidhjet e ujit që përdoreshi­n nga lavazhet e makinave. Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikim­it në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse.

SITUATA

Ngritja e Task- Forcës së Ujit erdhi në zbatim të planit të masave për menaxhimin e situatës së emergjencë­s në kryeqytet, si pasojë e të nxehtit të madh dhe thatësirës së zgjatur. Ndërkohë, qytetarët kanë në dispozicio­n dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellës­it të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit, të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellës­it. Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje banorëve që të bashkëpuno­jnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm.

 ??  ?? Aksioni i Task- Forcës
Aksioni i Task- Forcës
 ??  ?? Masa administra­tive për një prej qytetarëve
Masa administra­tive për një prej qytetarëve
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania