Gazeta Shqiptare

Emigrantët nuk dërgojnë më para pranë familjeve në Shqipëri

Raporti për vitin 2017, bien remitancat

-

Paratë

që emigrantët kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Shqipëri në tre muajt e parë të këtij viti ishin 136 milionë euro, në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistika­t janë bërë të ditura në treguesit e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Rigjallëri­mi i ciklit të remitancat­ve i konstatuar në 2015- ën nuk duket të ketë vijuar më, të paktën në tremujorët e parë të 2016 dhe 2017. Pasi ato arritën në 142 milionë euro në janar mars 2015, kanë qenë më të ulëta në vitet në vijim. Megjithatë, edhe gjatë vitit të kaluar, pas një tremujori të parë të dobët, paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi u gjallëruan. Në vitin 2016, prurjet nga remitancat ishin 615 milionë euro, me një rritje prej gati 3% me bazë vjetore, duke arritur në nivelin më të lartë në katër vjet. Vala e re e emigracion­it, që kulmoi në 2015- ën, rriti numrin e emigrantëv­e që jetojnë dhe punojnë jashtë, duke rigjallëru­ar ciklin e emigracion­it ( përgjithës­isht vlerësohet se pas 15- 20 vitesh emigrantët fillojnë i shkëpusin lidhjet me vendin mëmë dhe dërgojnë më pak para, çka nënkupton se emigrantët e viteve 1990- 2000 tashmë dërgojnë më pak para). Sipas të dhënave të fundit të pub- likuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri jetojnë në vende të tjera. Tri janë destinacio­net kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania