Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Artan Cukut, policia: Shkak, gjakmarrja

Mikel Shallari kërkon mbrojtjen e familjes, sot del para gjykatës Hetimet për dy raste, në Berat e Shkodër

-

Hakmarrje ose gjak marrje; është kjo pis ta kryesore ku Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda i kanë përqendrua­r hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e krimit të rëndë që i mori jetën komisar Artan Cukut më 8 prill të këtij viti. Një ditë pas arrestimit të autorit të dyshuar që kreu ekzekutimi­n, Mikel Shallarit, hetuesit kanë ngritur ndaj tij akuzën e "Vrasjes për gjakmarrje", e kryer në bashkëpuni­m, që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm ose jo më pak se tridhjetë vjet. Ndërkaq, hetuesit e çështjes në fjalë janë duke punuar për kapjen e të paktën dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Burime pranë policisë bënë me dije se me anë të metodave specifike kanë mundur të identifiko­jnë dy persona të cilët dyshohet të kenë ndihmuar 24- vjeçarin nga Kuçova për të kryer vrasjen e Artan Cukut. Sipas të njëjtave burime, hetimet janë duke vijuar për të bërë të mundur edhe zbulimin e ideatorit të vrasjes, nëse ka qenë Mikel Shallari që e ka dashur komisarin të vrarë, apo ndonjë person tjetër. Ditën e djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi në gjykatë dosjen penale në ngarkim të të riut, në të cilën thuhet se ka prova të mjaftueshm­e që e fajësojnë atë. Prokurori i çështjes ka kërkuar që ndaj të riut të vendoset masa e sigurisë "arrest me burg". 24- vjeçari pritet të dalë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë.

KËRKESA PËR BASHKËPUNI­M

Grupi hetimor ka tentuar disa herë të marrë në pyetje të dyshuarin Mikel Shallari. Edhe pse ky i fundit ka vijuar të mohojë para oficerëve se mund të ketë lidhje me ngjarjen për të cilën po akuzohet, hetuesit i kanë kërkuar që ai të tregojë gjithçka që di dhe në këmbim të informacio­neve do të marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Pavarësish­t përpjekjev­e të hetuesve, 24- vjeçari nga Kuçova ka vazhduar të mohojë akuzën, duke mos dhënë emra konkretë të personave me të cilët mund të ketë bashkëpunu­ar. Pavarësish­t pretendime­ve të tij, burime të besuara të policisë sqaruan për gazetën se kanë prova të forta që e implikojnë atë në ngjarje. "Kemi prova që na çojnë në faktin se personi që

qëlloi mbi Artan Cukun është Mikel Shallari. Dëshmia e tij do të jetë tepër e vlefshme për të zbuluar shkakun e vrasjes dhe nëse është ai ideatori apo tjetër person. Nga ana jonë janë duke vijuar hetimet intensive për zbardhjen e krimit", thanë dje burime pranë grupit hetimor. Ndërkaq, burime të besuara pranë "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se për një moment Mikel Shallari ka dhënë dëshmi kontradikt­ore. Kjo pasi, në momentin

që i janë paraqitur faktet dhe provat që e implikojnë atë në krim, si dhe dënimi që ai rrezikon të marrë, i riu ka kërkuar mbrojtjen e familjes së tij, por pa dhënë një dëshmi të vlefshme për hetuesit. Autori i dyshuar u identifiku­a nga profili gjenetik i ADN- së. Pas ekzekutimi­t të Cukut, ai u largua nga vendngjarj­a në këmbë, por diku 800 metra më tej, ndërroi rrobat që përdori në krim dhe i hodhi në një kosh mbeturinas­h. Kjo pakujdesi e tij ndi- "Në vijim të komunikatë­s që bën fjalë për veprën penale ' Vrasje për gjakmarrje', e kryer në bashkëpuni­m, të shtetasit A. C., më datë 10.06.2017 u arrestua shtetasi M. SH., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 08.04.2017. Parashikua­r nga neni 78/ a- 25 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

hmoi grupin e hetimit të bënte të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar, ndërsa për identifiki­min e tij është bashkëpunu­ar ngushtë me policitë e vendeve të Bashkimit Europian.

DYSHIMET

Ndonëse grupi hetimor e ka përqendrua­r pistën kryesore në atë të hakmarrjes apo të gjakmarrje­s, nuk përjashtoj­në që vrasja e Cukut të jetë kryer për shkak të detyrës që ai ka mbajtur kur ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Burime pranë policisë sqaruan se janë duke verifikuar disa raste, nëse i dyshuari Mikel Shallari është shoqëruar në policinë e Beratit gjatë kohës që Artan Cuku ka qenë në detyrë në këtë qytet. Ndërsa, një pistë tjetër të hetimit e kanë përqendrua­r në faktin se Bujar Daka, nga Shkodra, dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e Cukut. "Kjo, - thanë burimet, - për faktin se vëllai i tij, Agim Daka është vetëvrarë në zyrën e Cukut në Komisariat­in Nr. 4

Tiranë teksa merrej në pyetje për vendin ku ndodhej vëllai i tij". Burimet e lartpërmen­dura sqaruan se Bujar Daka ka qenë i dënuar për çështje droge në Zvicër. Gjatë kohës që ai ka qenë në burg, i dënuar për çështje droge ka qenë edhe 24- vjeçarin Mikel Shallari. Ky i fundit rezulton i dënuar nga autoritete­t zvicerane me 3 vjet heqje lirie. Është pikërisht ky fakt që i çon hetuesit të dyshojnë se njohja mes tyre është kryer që në burgun e Zvicrës.

 ??  ?? Komisar Artan Cuku
Komisar Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania