Kryemadhi: Kjo është një tirani që kërkoi ta vendosë oligarkia
LSI prezanton programin e kandidatët në Lezhë: Do të jemi forcë e parë "LSI, e vetmja parti që do qeverisë me përulësi"
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi dje në Lezhë një takim me banorë të këtij qyteti për të prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. E pranishme në këtë takim ishte edhe zv. kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se LSI- ja do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare, pasi është e vetmja forcë politike që u ofron një shans të gjithëve. "Ne sot kemi një mision me votën tonë, duke i dhënë LSIsë forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropianë të vërtetë. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t'i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1", - tha zëvendëskryetarja e LSI- së.
Kryemadhi gjithashtu u ndal në fjalën e saj tek alternativa që ofron LSI- ja, duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i dhënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipëri. "Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendosë në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI- ja është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisë me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri", - nënvizoi zëvendëskryetarja e LSI- së. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Viktor Tushaj u shpreh se LSI- ja me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vendin e tyre, duke u ofruar platformë konkrete
për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. "Nuk do ta lëmë fatin e këtyre të rinjve në fatin e një lotoje amerikane apo rrugëve të Evropës për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ne me këtë rini të mrekullishme, e
ZYRA PERMBARIMIT GJYQESOR TIRANE
cila do ta ndërtojë fatin e saj në këtë vend, do të ndërtojmë të sotmen e Shqipërisë. Ne së bashku me këtë energji të jashtëzakonshme, do të punojmë që të rinjtë shqiptarë ta gjejnë veten e tyre. LSI- ja do të punojë pareshtur për të krijuar “Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendosë në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI- ja është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisë me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri".
hapësirat e mjaftueshme që rinia shqiptare, energjitë e saj t'i hedhë në këtë vend. Energjitë intelektuale, energjitë fizike dhe mendore, sepse kështu do të ndërtohet e sotmja e këtij vendi dhe e ardhmja e tij", - u shpreh z. Tushaj.