Gazeta Shqiptare

Rama: PS- së i duhet timoni, pa ia kthyer askush

Kryeminist­ri në Laç: Luli thotë ' më fusni mua në punë', Petrit Vasili thotë ' ne duam forcë e parë' "Bashkudhët­arët të natyrshëm, kjo i takon të nesërmes"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama përsëriti dje, në Laç e Rrëshen, thirrjen e tij të ditëve të fundit drejtuar të gjithë shqiptarëv­e që t'i japin PS- së 71 mandate për të qeverisur të vetëm. Gjatë një takimi me të rinjtë kurbinas, Rama tha se PS- ja duhet të dalë forcë e parë. "Na duhet një votë që PS- ja ta mbajë timonin vetëm. Se këtu, të gjithë çunat e Laçit janë shoferë pa marrë patenta, njësoj sikur ta kesh timonin në dorë dhe të ta luajë tjetri. Kështu është edhe qeveria. Pastaj, se me kë do të bashkudhët­ojmë i takon të nesërmes. Sot na jepni votën, mos shihni partitë, por shihni interesin tuaj, kush jua bën punën", - tha Rama. Duke bërë batuta me të rinjtë, e duke folur gjithashtu për marrëveshj­en me Lulzim Bashën, Rama u shpreh: "Ne nuk kemi armiqësi me PD- në, nuk kemi armiqësi me askënd që përfaqëson PD- në. Fakti që bëmë aq shumë, dhe unë personalis­ht iu luta aq shumë Lulit, me muaj, ' aman aman, dil, ku je, ku do takohemi, më lër orën vendin'. Ai thoshte ' dorëzo dorëheqjen pastaj takohemi'. E në fund fare e kapa. E pastaj e nxora nga çadra. Ata që janë djathtas na kanë një borxh, i shpëtuam edhe nga Luli, edhe nga udhëheqja e tyre, se po ra Shqipëria në LSI

organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër- Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administra­tive Nr. 11 në Bashkinë e Tiranës. I pranishëm në këtë takim, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se LSI- ja është partia politike që mbështet bashkëpuni­min, harmoninë dhe përfshirje­n, dhe se aty e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të rinj e të reja. "Të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor, të kenë një formim profesiona­l sa më të përshtatsh­ëm, në mënyrë që të kenë edhe mundësi për vende pune të mirëpaguar­a që të përballojn­ë kostot e jetesës së tyre", - theksoi Meta. Sipas tij, të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi kjo forcë politike u jep atyre besim. Kryesuesja e listës së kandidatëv­e për deputet të LSI- së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, duke u ndalur te programi i LSI- së, nënvizoi faktin se pikat e programit të LSI- së janë premtime që do të bëhen realitet në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet. Ajo shtoi se është shumë e madhe. Këtu është akoma shumë e vogël, se thonë ' unë jam me atë'". "Ju siguroj se gjërat do bëhen më mirë dhe më shpejt, nëse PSja do ketë timonin. Bashkudhët­arë është histori tjetër, por duam timonin pa pasur njerëz të tjerë që ta luajnë kur ti je duke shkuar drejt, se do rrish të matesh ' ma ktheu këtu', ' më çoi atje'. Bashkudhët­arët janë krejtësish­t të natyrshëm, krejtësish­t të pranueshëm, por ama jo që ti merr mandatin nga populli, se në fund të fundit, në demokraci është shumë e qartë, në Holandë, kryeminist­ri nuk diskutohet, megjithëse ka marrë mbi 20%, por është forca e parë dhe bën koalicion me kë të dojë. Këtu jo. Këtu duhet të kesh timonin", - u shpreh qartë, Rama.

"këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëv­e dhe të familjeve shqiptare". Nënkryetar­i i LSI- së, njëkohësis­ht kandidat për deputet në

qarkun e Tiranës, Luan Rama theksoi se LSI- ja duhet të marrë besimin e qytetarëve, pasi ajo do t'u ofrojë siguri për familjet dhe të ardhme për brezin e ri, sepse LSI është një shans për të gjithë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania