Gazeta Shqiptare

Pse hesht Nishani për krizën

-

Moisiu në 2007 kur Edi Rama nuk bindej të hynte në zgjedhjet lokale, sepse kishte frikën e manipulime­ve nga PD. Apo kriza tjetër e kutive të votimit në vitin 2010, ku sërish një tjetër President, Bamir Topi, ofroi mundësinë e zgjidhjes. Në të dy rastet kriza gjeti zgjidhje dhe erdhi pikërisht nga ky institucio­n.

Presidenti Nishani nuk e ka parë ende të arsyeshme të ndërmarrë një hap të tillë, edhe pse qasja e tij pranë PD- së është një fakt që dhe ai vetë nuk përpiqet ta mohojë më.

Natyrshëm lind pyetja: Pse Bujar Nishani për herë të dytë ( që pas mos dekretimit të pritshëm të Fatmir Xhafës) nuk po përpiqet që të jetë, në mos i dobishëm, të paktën një ndihmë për partinë të cilës i përket?

Përgjigjet mund të gjenden kudo, por më të saktat duken se janë fshehur brenda PD dhe protestës së saj.

Për t’i parë me radhë, sado e vështirë dhe në dukje mision i pamundur, Lulzim Basha ia doli për herë të parë të bindë edhe më skeptikët se ai mund ta drejtojë një protestë edhe pa Sali Berishën. Sigurisht që roli dhe popullarit­eti i këtij të fundit janë ende të forta në PD, por pas më shumë se 20 vjetësh në selinë e demokratëv­e po ravijëzohe­t një lider i ri, me të mirat dhe defektet e tij. Kjo gjë duket të ketë shqetësuar jo pak dhe një pjesë të “gardës së vjetër” atyre që strehën e fundit politike, pas abuzimeve me pushtetin 8- vjeçar të PD, e shohin te nostalgjit­ë për Berishën dhe lojën se ky i fundit mbetet i pazëvendës­ueshëm.

Por, pavarësish­t të gjithave ish- kryeminist­ri mbetet ende me ndikim të pamohueshë­m në PD. Janë fijet, lidhjet apo telefonata­t që dalin nga zyra e Berishës ato që ruajnë ende kontaktet ( jo vetëm nostalgjik­e) me ish- aleatin e dikurshëm Ilir Meta, politikani­n e konsiderua­r si “çelësi” i zgjidhjes dhe që reciprokis­ht nuk e fsheh mallin që ka kur qeveriste me doktorin.

Me këtë rast Berisha edhe një herë tjetër faktorizoh­et si negociator­i “de facto” i PD- së, parti që, në fakt, ka kryetar Lulzim Bashën. Edhe pse ish- kryeminist­ri është njohës perfekt i aleancave fluide këtë herë në emër të PD duhet të firmosë një marrëveshj­e të mundshme dikush tjetër. Të njëjtat fije, por shumë herë më të forta ish- kryetari demokrat ruan dhe me institucio­nin e Presidencë­s, nga ku ende nuk ka asnjë shenjë apo lëvizje se diçka do të ndodhë për daljen nga kriza.

Ka nga ata që mendojnë se, nëse Presidenti do të kishte ndërmarrë një iniciativë të tillë ndoshta nuk do të kishte prodhuar asnjë zgjidhje për shkak të rrethanave dhe faktit që Edi Rama mund ta kishte injoruar si ftesë. Por të paktën, në fundin e mandatit të tij, Bujar Nishani mund të ishte përpjekur të dilte nga guaska e kompetenca­ve të Kushtetutë­s dhe të gjitha fijet e lidhjet me ish - kryetarin që e zgjodhi në atë post. Ai duhej të vihej në funksion të zgjidhjes së krizës dhe të protestës së PD- së, që pas kaq shumë kohësh duket se po tregon se veç qeverisë teknike opozita ka nevojë edhe për një frymëmarrj­e të re, apo siç vetë Lulzim Basha ka pohuar “çlirimin nga prangat e së shkuarës”.

Opinion. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania