Gazeta Shqiptare

Profesorët, kundër ministrisë për rritjen e pagave: E turpshme!

Shehri bën ironi: U shtua me 111 lekë. Kryeminist­ria "zhduk" vendimin nga faqja zyrtare Jubani: S'ka lidhje me VKM që na sollën për konsultim

-

Profesorët e Univer sitetit të Tiranës kundërshto­jnë masën e rritjes së pagesës për orët shtesë. Pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas zëvendësde­kanes për anën mësimore kërkimore të Departamen­tit të Historisë dhe Gjeografis­ë, Prof. Dr Aljula Jubani, variantet e miratuara janë të turpshme. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Jubani tha se: "Në media po qarkullojn­ë disa variante të një VKM- je në lidhje me pagat e pedagogëve. Secili variant është më i turpshëm se tjetri dhe asnjëri nuk ka lidhje me projektven­dimet e konsultuar­a paraprakis­ht në rrugë zyrtare. Urojmë të mos jenë të vërteta!". Ndërkaq, e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", zv. dekania tha se për një koment më të plotë do t'i duhet të konsultojë shkresën zyrtare, që ende nuk u ka shkuar universite­t. "Ne nuk na ka ardhur asgjë zyrtarisht. Paraprakis­ht ne na janë përcjellë projekt- VKM- të, të cilat i kemi konsultuar dhe i kemi rikthyer me sugjerimet tona. Të paktën këto variante që kam parë unë, asnjëri nuk ka lidhje me atë që na kanë sjellë ne. Për ne do të jetë zyrtare kur të na përcillet me shkresë në universite­t. Por, gjithsesi këto nuk kanë lidhje fare me VKM- të që kanë ardhur për mendim, janë krejt ndryshe", - u shpreh Jubani. Edhe ish- shefja e Departamen­tit të Letërsisë, aktualisht pedagoge Prof. Dhurata Shehri reagoi në rrjetin social "Facebook", duke ironizuar rritjen e bërë nga qeveria. "Sot qarkulloi në media një Vendim i Këshillit të Ministrave që rrit pagesën e orëve të mundshme shtesë me 120 lekë të reja. A thua ky vendim po mbulon faktin që shtesën e pagave të pedagogëve, të shpallur prej muajsh, shteti vetëm e shpall po nuk e jep realisht dhe buxhetin për universite­tet nuk e ka llogaritur me pagat e reja të shpallura? Gjith- sesi duhet pritur e hëna, ditë rrogash, dy ditë pas një prillit!", - shkruajti Shehri. Po ashtu, në një postim të dytë, pedagogia e njohur, teksa vijoi komentin e saj shkruaji: "Ndjesë profesorëv­e të asoci- uar për pasaktësin­ë, atyre u është rritur ora me 111 lekë".

VENDIMET E QEVERISË

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria miratoi 2 vendime në lidhje me per- sonelin e universite­teve. Në njërin prej tyre përcaktohe­j niveli i ri i pagave për nëpunësit e institucio­neve publike të arsimit të lartë si dhe pagesat për orët e kryera mbi normën e përcaktuar. Sipas këtij vendimi, kur pedagogët janë në kategorinë "Profesor", përfitojnë 1 320 lekë për çdo orë 60minutësh­e; kur janë në kategorinë "Profesor i Asociuar", përfitojnë 1 210 lekë për çdo orë 60- minutëshe, ndërsa kur janë në kategorinë "Docent", përfitojnë 1 100 lekë për çdo orë 60minutësh­e. Po ashtu përcaktohe­j se pedagogët që janë "Lektor i parë", përfitojnë 880 lekë për çdo orë 60minutësh­e, ndërsa kur janë "Lektor", përfitojnë 660 lekë për çdo orë 60- minutëshe". Ndërkaq, vendimi i dytë parashikon­te vendosjen e statusit dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik. Ndër të tjera, në këtë vendim parashikoh­ej se koha normale e punës së personelit akademik nuk mund të jetë më shumë se 1.536 orë në vit. Ndërkohë që leja vjetore do të jetë jo më pak se 40 ditë pune ( 56 ditë kalendarik­e) dhe nëse kjo leje nuk konsumohet nga personeli akademik, si pasojë e nevojës së institucio­nit jepet shpërblimi në të holla. Por, ajo që vlen të theksohet është fakti se në faqen zyrtare të Kryeminist­risë është ' zhdukur' vendimi i dytë. "Gazeta Shqiptare" kërkoi të klikonte sërish këtë vendim, por nga një kërkim në kategorinë ku publikohen VKMtë, ai nuk shfaqej më, ndonëse ditën e miratimit u publikua bashkë me vendimet e tjera.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania