Zbardhet shkresa që kërkon zyrtarisht ndalimin e filmave
Të përndjekurit: Ndaloni filmat e diktaturës, na diskriminojnë
agimet kanë qenë të shumta. Veccojmë, Piro MIlkanin I cili bëri një "mea culpa" por tha sse ata filma janë pasuri kombëtare. Në këtë vazhdë, sot botojmë një shkresë, që tregon hapa zyrtarë për "ndalimin filmave".
Në emër të Institutit të Integrimit të ish- të Përndjekurve, Bilal Kola, në një shkresë që mban datën 10 janar, i ka kërkuar AMAs, dhe Gentian Salës ( si Kryetar i Autoritetit të Mediave Audio- vizive) ndalimin e filmave. Në shkresën që po boton "GSH", shkruhet se: disa media në Shqipëri… ( jepen emrat) dhe kryesisht TVSH, i cili financohet me kontributet e popullit shqiptar, në mënyrë rutinore, shfaqin në programet e tyre filma artistikë të prodhuar dhe xhiruar gjatë periudhës së diktaturës me: 1. Tematikë, 2. Personazhe dhe 3. Ngjarje- të cilat cenojnë rëndë integritetin moral të shtresës së ish- të Përndjekurve Politikë. Në shkresë, Bilal Kola, shënon "theksojmë se, vlerat e larta të demokracisë dhe shtetit ligjor, të cilat populli shqiptar i gëzon me Kushtetutë, janë vlera dhe aspirata për të cilat është martirizuar kjo shtresë e popullit shqiptar". Ai kujton se me ligjin nr. 7514 date 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë", kësaj shtrese i është kërkuar unanimisht ndjesë nga organi me i lartë përfaqësues i Republikës se Shqipërisë, parlamenti shqiptar, për krimet e komunizmit". "Ndërkohë që mediat në Shqipëri e kanë për detyrë të lartësojnë veprën, sakrificën sublime, idetë e lirisë dhe demokracisë, të cilat i personifikon kjo shtresë e martirizuar, disa prej tyre në mënyrë rutinore i denigrojnë këto vlera, ndonjëherë duke denigruar edhe aleatët strategjikë të Shqipërisë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar", thekson Kola në letrën e tij drejtuar AMA- s. Ai kujton se: Në këto kushte, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 3 "Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë". "Kërkojmë nga ju", thotë Bilal Kola, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish- të Përndjekurve, "të ndaloni transmetimin e filmave shqiptarë të cilët diskriminojnë dhe cenojnë dinjitetin e ish- të përndjekurve nga regjimi komunist, në kuadër të respektimit të kësaj shtrese". Këtu, letra mbyllet, por debati vazhdon.