Gazeta Shqiptare

AKADEMIA SHPALL TE NOMINUARIT, ÇMIMET SHKENCORE SI LUFTE NDAJ DILETANTIZ­MIT

-

një artikull të shkruar për “GSH” një vit më parë, kreu i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, rendiste një sërë botimesh diletante, ku tema të debatueshm­e të historisë e kulturës shqiptare, a tema për të cilat albanologj­ia e ka dhënë ‘ verdiktin’ e saj, trajtohesh­in nga amatorë. Trajtimi i tyre, përfundimi i ‘ studimeve’ që botohen anekënd si qasje shkencore, qenë parë me shqetësim nga Akademia. Me mungesën e kontrollit profesiona­l ndaj botimeve, në një kohë që kushdo boton çfarëdo, titujt e botimeve të çfarëdoshm­e, të përhapura si kërpudha pas shiut, sollën një aradhë emrash që, përtej formimeve të tyre, trajtonin çështje të ndryshme me saktësinë dhe sigurinë që shpesh u mungon edhe më profesioni­stëve. Nuk ka më prag, e jo vetëm që nuk ka censurë që dikur ndalonte, por tanimë nuk ka as filtër.

Edhe si luftë ndaj kësaj “shkence të çdokujt”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë shpalli vjet nismën e saj për çmime shkencore, të përçdovits­hme, për veprat më të mira në disa fusha. Në konkurs u paraqitën 49 punime ( vepra) të përgatitur­a nga mbi 50 autorë.

Dje, në një konferencë para mediave, janë shpallur të nominuarit, mbasi u vu në dukje se interesi ka qenë i gjerë në hapësirën shqiptare, në një shumicë qendrash të studimit të identiteti­t dhe të botës shqiptare nga të gjitha kontinente­t: në Europë, në Azi, në SHBA e në Australi; në vendet fqinje e në vende të largëta, si Britania e Madhe, Kina, Australia, Bullgaria etj. Konkursi ka mbledhur tre breza dijetarësh: shkencëtar­ët e karrierës; studiuesit me arritje të dallueshme në kërkim dhe dije; si dhe studiuesit e rinj në formim e sipër, me të ardhme akademike dhe universita­re. “Këto çmime janë me qëllim që të krijojnë mundësi konkurrimi për dallimin dhe certifikim­in e cilësisë shkencore, në procesin e kërkimit akademik universita­r, brenda e jashtë vendit”, - tha dje Korkuti.

NOMINIMET

Juria e përbërë nga Muzafer Korkuti kryetar dhe anëtarët Akademik i asociuar Gjovalin Shkurtaj, Akademik Edi Pinguli, Akademike e asociuar Aurela Anastasi, Akademik Floran Vila, Akademik Fahrudin Hoxha, Geron Kamberi, Vilma Tom• o, prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Andrea Maliqari, Amanda Vrana, prof. Enver Hysa, me votim të fshehtë ka bërë edhe nominimet. Çmimet “Çabej” e “Radovicka” do të shpërblehe­n me 1 milion lekë të rinj, ndërsa të tjerët, 500 mijë lekë të rinj.

Çmimi “Çabej” jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore- albanologj­ike dhe të nominuar janë: “Fjalorë shqip- gërqisht gërqisht- shqip” Dhori Qirjazi; “Zhvillime të mjeteve gramatikor­e të shqipes” Ethem Likaj; “Mitet e historiogr­afisë arbëreshe” Matteo Mandalà dhe “Arbërit e Jonit” Pëllumb Xhufi.

Për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Radovicka” që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore- teknike, këto vepra: “Ujërat termale dhe minerale të Shqipërisë” Alfred Frashëri e Romeo Eftimi; “Bazat dhe metoda klinike e trajtimit të dhimbjes fantomë” Apostol Vaso; “Polimorfiz­mi gjenetik i sistemit HLA në popullatën shqiptare dhe roli i markuesve imunologji­kë dhe imunëgjene­tikë në realizimin e transplant­ove dhe diagnozën e sëmundjeve autoimune” Genc Sulçebe, dhe “Pasuritë ujore të Shqipërisë” nga Niko Pano.

Për çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore- albanologj­ike, nominohen këto vepra: “Katërungji­llëshi i dekoruar i Korçës” nga Andi Rëmbeci, Sokol Çuka; “Arbërorët” ( ndërmjet kishës perëndimor­e dhe asaj lindore gjatë shek. XI- XV) Gon Berisha , dhe “Antropolog­ji e Kanunit” nga Nebi Bardhoshi.

Është shpallur edhe nominimi për çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave natyrore- teknike, me këto vepra: “Integratin­g antimicrob­ial therapy with host immunity to fight drug- resistant Infections: Classical vs Adaptive treatment” nga Erida Gjini, dhe “Molecular Evolution of Pyroglutam­ylated RFamide peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor” nga Rigers Bakiu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania