Gazeta Shqiptare

Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish- deputetin Mark Frroku

Organi i akuzës iu referohej dëshmive anonime të mbledhura në vendngjarj­e Akuzohet për vrasjen në Belgjikë dhe 3 vepra të tjera

-

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Mark Frrokut si dhe dënimin e tij me 25 vite burgim. Ish- deputeti kristiande­mokrat është nën akuzë për 4 vepra penale, ku më e rënda është ajo e "Vrasjes me paramendim, në bashkëpuni­m", me pasojë vdekjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Në seancën e djeshme gjyqësore, organi i akuzës, kërkoi gjithashtu që për një periudhë prej 10 vitesh Mark Frrokut t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. Vetë i pandehuri nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku me anë të një deklarate kishte kërkuar që të përfaqësoh­ej nga dy avokatët e tij. Dy prokurorët, Adriatik Cama dhe Anisa Qilimi thanë se, referuar materialev­e të ardhura nga Belgjika, rezulton se Mark Frroku është një prej autorëve të vrasjes së Aleksandër Kurtit në Bruksel. Sipas prokuroris­ë, krimi ka ardhur si pasojë e përplasjes së viktimës me pjesëtarët e një grupi kriminal që shfrytëzon­te femrat për prostituci­on. Kështu, për vrasjen në Belgjikë, duke iu referuar dëshmive anonime të mbledhura në vendngjarj­e nga dëshmitarë­t, prokuroria kërkoi 17 vjet burg për "Vrasje me paramendim, në bashkëpuni­m", për "Fshehje pasurie" u kërkuan 3 vite burgim, për "Pastrim parash" 15 vite burgim, si dhe 4 vite burgim për "Ndërtim i paligjshëm me qëllime përfitimi". Në total, organi i akuzës kërkoi 25

vite burg duke bashkuar këto vepra penale.

SEANCA

Para togave të zeza, dy prokurorët e çështjes "Frroku" argumentua­n se i ndjeri Aleksandër Kurti, i cili asokohe njihej me identite-

tin Azem Shkreli, i lindur në Jugosllavi, kishte lidhur miqësi me një vajzë të quajtur Lume, e cila shfrytëzoh­ej si prostitutë në rrugët e Brukselit nga grupi kriminal, së bashku me disa vajza të tjera. Por miqësia e Ale- ksandër Kurtit me vajzën u bë e fortë, çka ka hasur kundërshti­min e tutorëve të vajzës, të cilët kanë shkuar të sqarohen me të. Por biseda mes tyre ka shkuar keq dhe ata e kanë goditur Kurtin me thikë e mjete të forta, derisa ai ka ndërruar jetë. Në pretencë, prokuroria iu referohej dëshmive anonime që hetuesit belgë kishin mbledhur pas ngjarjes, dhe mbi bazën e tyre kanë identifiku­ar të dyshuarit për krimin, mes të cilëve edhe Mark Frroku. Pas kërkesës së prokuroris­ë, avokati i Frrokut u shpreh se ndihej i habitur pas konkluzion­eve të organit të akuzës dhe kërkoi një kopje të tyre dhe

kohë në dispozicio­n për të bërë mbrojtjen e klientit të tij. Seanca e radhës parashikoh­et të mbahet më datë 30 mars, ku mbrojtësit ligjorë të Mark Frrokut do të paraqesin pretendime­t e tyre. Dy ditë më parë, Gjyka-

ta e Tiranës shpalli të pafajshëm Kristian Marinajn, i dyshuar si bashkëpunë­tori kryesor i Mark Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999. Për të, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 16 vite burg.

 ??  ?? Mark Frroku
Mark Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania