Gazeta Shqiptare

Piloti italian: Në Ishëm për të parë pistën, s'kisha drogë

Rrëfehet për "Corriere della Sera" 69- vjeçari: Ka edhe të tjerë që e bëjnë këtë rrugë Guido Guidi: Kam qenë më herët edhe në Vlorë

-

Andrea Guido Guidi, 69- vjeçari italian, pas rikthimin në Itali ka dhënë intervistë për prestigjio­zen italiane "Corriere della Sera". Piloti i ndaluar në shtator në Shqipëri, ku qëndroi deri pak ditë më parë me urdhër të hetuesve, ka rrëfyer se në avionin ku ai udhëtonte nuk kishte drogë. "Unë kam gabuar, por nuk jam kriminel. Unë isha për të parë një pistë. Ndoshta do të përdorej për marijuanën", kështu e nis shkrimin e saj "Corriere della Sera", gazetari i së cilës, Andrea Galli i ka marrë një intervistë pilotit italian, Andrea Guido Guidi. "Kisha fluturuar edhe herë tjetër në Shqipëri, në Vlorë. Kisha njohur disa njerëz, dy shqiptarë më saktë, muratorë, të cilët në fakt kërkonin të bënin para në mënyrë të shpejtë. Ata më kërkuan që të shikoja bregun dhe a mund të ulesha në pista të improvizua­ra, të ngarkohesh­a me drogë dhe të kthehesha në Itali. Kam gabuar, por nuk pendohem. Sepse kur je mësuar me një lloj jete ku nuk i mungon asgjë familjes dhe më pas gjendesh pa gjë në xhep, është e vështirë ta pranosh. Në fakt edhe unë nuk e kisha pranuar tamam punën. Misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesh­a me kanabis. Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësi­t, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohë të mira kur transporto­ja sheikët arabë, unë fitoja 4 mijë euro", ka thënë piloti italian për "Corriere della Sera". Më tej, ai mohon të ketë pasur drogë në avionin që pilotonte. "Nuk kishte drogë. Drogë nuk u gjet edhe pse policia e kërkoi për 2 ditë. Duhej vetëm që të shikoja një pistë. Kishte baltë dhe nuk u ngrita dot, u "Për të shpëtuar lëkurën e tij, sipërmarrë­si 69- vjeçar ka thënë gjithçka, ndoshta ka folur tepër", shkruan gazeta. Sipas "Corriere Della Sera", është pikërisht dëshmia e pilotit, perdja më e madhe e dyshimit në këtë ngjarje, pasi ai ka rrëfyer emrat e anëtarëve të organizatë­s, pistat sekrete të avionëve, sasinë e drogës dhe kontaktet në Itali.

përplasa. Unë jam kundër drogës, pse më saktë të legalizohe­t kanabisi. Shqipëria ka një penalizim për këtë. Të legalizohe­t dhe kështu puna e trafikantë­ve merr fund. Aty nuk kishte drogë. Unë kam dhënë versionin tim si kanë shkuar gjërat dhe kanë nisur hetimet", është shprehur Guidi. Në intervistë­n për median italiane, ai rrëfen edhe qëndrimin në Shqipëri, njerëzit që ka takuar

si dhe të vërtetën për mbajtjen e dokumentev­e personale në vendin tonë. "Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve. Dy persona, bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë. Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar.

Në Shqipëri rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh, që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri. E ofroja unë zakonisht darkën. Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe. Më mbajtën pasaportën, kartën e identiteti­t dhe patentën. Kisha emra të italianëve të famshëm me të cilët kam fluturuar. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për mua kur më ndodhi kjo fatkeqësi". Tashmë që është rikthyer në Itali, Guidi thekson se e ka lënë pas këtë histori dhe se po shikon për të ndërtuar një jetë të re. "Prokuroria më ktheu dokumentet dhe lashë si garanci 10 mijë euro dhe më pas më shoqëruan për në aeroport. E fejuara ime e re, për fat të mirë ka një shtëpi në Marok, ku së shpejti do të hapim edhe një restorant. Njerëz të mirë marokenët. Nuk e besoj se do të ketë diçka të re nga hetimet, por gjithsesi unë jam në dispozicio­n. Ka disa pilotë që bëjnë këtë rrugë, por nuk mund t'i sulmojmë të gjithë. Fluturimet private janë një realitet që mbështetët në punë serioze dhe shumë dashuri. Për një farë kohe e kam mbyllur me avionët. Do të qëndroj me fëmijët. Nuk më kanë braktisur në asnjë moment. Pastaj do të ik në Comasco. Në vilën e familjes prej brezash", ka përfunduar intervistë­n dhënë për "Corriere della Sera", piloti italian.

 ??  ?? Andrea Guido Guidi, piloti italian
Andrea Guido Guidi, piloti italian
 ??  ?? Faksimile e gazetës "Corriere della Sera"
Faksimile e gazetës "Corriere della Sera"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania