Gazeta Shqiptare

"Si e transformo­i PPSH- në në PS"

Servet Pëllumbi: Njohja me Agollin në Rusi, jeta në shkollë e konvikt "Kur Nano ishte në burg, më këshillont­e Dritëroi"

- Fatmira Nikolli

Kongresi i 10- të i Par tisë së Punës së Sh qipërisë ( 12 qershor 1991) qe kthyer në skenë debati, mes mbështetës­ve të Enver Hoxhës dhe atyre që donin parti të ' re'. Përplasja shkoi deri në fizike. Pat qenë shkrimtari Agolli, që kundërshto­i raportin e kongresit dhe vlerësimet për Hoxhën. Ai mbajti një fjalim që ende sot kujtohet si fjalimi që transformo­i PPSH- në. Dritëroi Agoli e goditi hapur diktatorin dhe simbolin udhëheqës të PPSH, për çka kur doli prej fjalimit ai u prit nga turma me fjalët: gjak", "varje në litar", "pushkatim". Vetë Agolli pat treguar se për të shkruar atë fjalim qe izoluar 24 orë. "Ju ma vërtetuat mendimin tim të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt, të tjerët bërtasin", u tha Dritëroi atyre më pas. Atëkohë, dy veta e mbështetën: Servet Pëllumbi e Moikom Zeqo. Në një intervistë për "GSH", ish- kreu u Kuvendit, Pëllumbi tregon njohjen me Agollin, sot kur ai përcillet për në banesën e fundit.

- Si do ta mbani mend Dritëroin?

Dritëro Agolli është emblema e letërsisë shqiptare, klasik i letërsisë, njeriu më i dashur për lexuesit shqiptarë, në të njëjtën e kohë, me fjalët më të mira do ta karakteriz­oja edhe si politikan. Fjala e tij në Kongresin e 10- të të Partisë së Punës luajti një rol jashtëzako­nisht të rëndësishë­m për transformi­min e partisë dhe për lindjen e Partisë Socialiste. Më tej, ai vazhdimish­t ka qenë pranë PS, me konceptet e tija reformator­e, me ndërhyrjet e tija të mençura. Luajti një rol të rëndësishë­m për reformimin e Partisë Socialiste, por edhe të krejt shoqërisë shqiptare. Ai do të mbahet mend jo vetëm si shkrimtar i madh, por edhe si politikan i urtë, i mençur, i saktë, i drejtë dhe i dashur Familja

e Dritëro Agol lit hapi dyert e mortit dje në apartament­in ku shkrimtari ka jetuar me Sadijen e dy fëmijët, Elonën e Artanin. Në të njëjtën shtëpi ku patriarku i PS e kolosi i letrave shqipe priste e përcillte politikanë, shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, miq e bashkëqyte­tarë të tij, dje të gjithë erdhën për ngushëllim­e.

"Pallati me kuba" e mbajti shkrimtari­n për herë të fundit në strehën e tij. Ndërsa sot zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve, nga ora 10: 00 deri në 13: 00, dje artistë, muzikantë e ish- studentë e bashkëfsha­tarë të Dritëroit e nderuan dhe treguan mirënjohje­n në dhomën e tij të drunjtë ku e kishin takuar sa e sa herë, me një gotë raki në një dorë e një cigare në tjetrën.

Aktorja Tinka Kurti, këngëtarja Irini Qiriako, për popullin.

- Sa i takon transformi­mit të Partisë së Punës në PS, çfarë kërkoi ai atëherë?

Pa dashur t'u hyjmë hollësirav­e, sepse nuk është momenti të flasim për partinë, po unë mund të them që fjala e tij luajti rol vendimtar për t'i dhënë ndryshim, për ta mbyllur kapitullin e Partisë së Punës dhe për të lindur Partinë Socialiste.

- Prej sa kohësh e njihni ju Dritëroin dhe a e keni takuar kohët e fundit?

Unë e kam pasur mik, bashkëpunë­tor në shumë raste në parti edhe si deputet. Kam pasur njohje të gjatë me të që në San Peterburg, kur ishim studentë. E kam njohur që atje. Ai ishte deri në dy vjet me mua, pra ishim së bashku. Kemi qenë për gjithë atë kohë në të njëjtin gazetarja Tefta Radi, politikani Servet Pëllumbi, Erion Veliaj e Spartak Braho, qenë aty pranë bashkëshor­tes dhe fëmijëve për t'i ngushëllua­r e për t'u dhënë forcë në dhimbjen e tyre. Ata rrëfyen para medi- "Ju bërtisni, pasi ajo që iu polli ju, po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë, kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët! Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit", qe shprehur Dritëroi. universite­t e në të njëjtin konvikt me të dhe kam përshtypje­t më të mira, sepse që atëherë, ai ishte një poet i njohur, jo vetëm student, por edhe shkrimtar. Ai na mblidhte dhe na lexonte vjershat e tija, pra në këtë kuptim, kujtimet dhe përshtypje­t personale janë mjaft të mira me të ndër vite.

- Miqësia juaj vijoi edhe në Shqipëri, çfarë mbani mend nga këshillat e tij?

Miqësia me të, vijoi edhe në Shqipëri, mbasi u kthyem nga studimet. Kam pasur vazhdimish­t kontakte shumë miqësore, shumë bresëlënës­e në vite. Jam këshilluar gjithnjë me të. Ishte një nga këshilltar­ët më të mirë dhe më të urtë.

- Kur ju ka këshilluar më shumë?

Gjithnjë jam këshilluar me të, por sidomos gjatë kohës që unë drejtoja Partinë Socialiste, në kohën kur kryetari Fatos Nano ishte në burg. ave kujtimet e vlerësimet për të, duke vënë në dukje ndihmën që u ka dhënë. Ndërsa bashkëfsha­tarët e tij treguan se ai i kish mësuar që "gazetari duhej të thoshte të vërtetën", ndërsa i ka këshilluar që ta duan njëri-

 ??  ??
 ??  ?? Politikani Servet Pëllumbi
Politikani Servet Pëllumbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania