Gazeta Shqiptare

Burri në spital, nëna me 2 fëmijët lyp rrugëve

39- vjeçarja: I lutem shtetit të më ndihmojë! Banorët: Shërbimet sociale të bashkisë kanë dështuar Lulzime Xhafa: Djali dhe vajza ime rrezikojnë të vdesin nga uria Vajza 7- vjeçare: Dua të shkoj në shkollë dhe të bëhem avokate

- Klodiana Haxhiaj

Fati është treguar i mbrapshtë me Lulz ime Xhafën nga Kukësi, e cila që prej 18 vitesh jeton në Durrës. Në kushtet e varfërisë ekstreme, 39vjeçarja del për çdo ditë për të lypur para bashkisë së qytetit bregdetar. E ndërsa bashkëshor­ti i saj vuan nga një sëmundje e rëndë kronike dhe është shtruar në sanatorium, gruaja së bashku me vajzën 7 vjeçe dhe djalin 1 vjeç kërkon lëmoshë rrugëve për një copë bukë. Drama e kësaj familjeje ka prekur banorët e Durrësit, të cilët dje pohuan se drejtuesit vendorë dhe shteti duhet të ndihmojë njerëzit në nevojë. "Shërbimet sociale të bashkisë kanë dështuar, ashtu sikundër edhe strukturat për mbrojtjen e fëmijëve. Nëna me dy vogëlushë në sheshin qendror para Bashkisë së Durrësit është shembulli konkret i asaj çfarë ndodh me këtë shtresë të popullsisë", - u shprehën disa banorë të këtij qyteti. Ndërkaq, në një intervistë për "GSH", Lulzime Xhafa tregoi me detaje situatën skandaloze me të cilën përballet ajo dhe familja e saj. 39- vjeçarja bëri apel për ndihmë, duke thënë se fëmijët e saj rrezikojnë të vdesin nga uria.

Zonja Lulëzime, sa kohë ke që ke dalë në rrugë për të lypur?

Unë bënë gati dy vite. Prej kohës kur mbetëm pothuajse pa bukë dhe unë isha shtatzënë, ndërsa m'u sëmur edhe bashkëshor­ti. Ai vuan nga një sëmundje kronike e mëlçisë së zezë dhe shtrohet vazhdimish­t në sanatorium. Ne mbetemi pa bukë, nëse nuk dal këtu me fëmijët. Më mirë të lyp dhe të blej bukën e fëmijëve sesa të marr rrugë të keqe se nuk ma nxë as goja ta them.

Kur erdhët nga Kukësi në Durrës dhe banoni aktualisht?

Nga Kukësi erdhëm në Durrës në vitin 1999. U ven- dosëm në Shkozet, në lagjen nr. 14. Aty e kemi edhe gjendjen civile. Pas martese na erdhi vajza në jetë, ndërkohë që të dy ishim të papunë. Përkohësis­ht gjeta punë si pastruese në bashki dhe me ato të ardhura mbaja familjen, ushqeheshi­m. Por, kur më hoqën nga puna, nisën të gjitha telashet për ne, ndërsa burri u sëmur rëndë.

Është kohë me shi, ti do të vazhdosh të qëndrosh akoma këtu para bashkisë?

Po, do të qëndroj, pasi duhet të mbledh të paktën tre mijë lekë për të blerë bukë, kos dhe pampers për djalin. Edhe pse foshnjë, jam e detyruar ta marr edhe djalin e vogël me vete, sepse nuk kam ku e lë. Nuk kam ku t'i çoj djalin dhe vajzën, Ina

është një fëmijë me sy të gjallë jeshilë të shkëlqye shëm. Ajo miraton pothuajse të gjitha ato që tha nëna e saj. Flokët e dendua i janë djegur përmbi ballë nga flakët e zjarrit ku është ngrohur. Nuk është larë prej një kohe të gjatë, as ajo dhe as vëllai i mitur, të cilin e mban në dorë nëna e tyre. "Jam 7 vjeçe dhe kur shkova në klasë të parë isha shumë e lumtur. Kur më pyesnin prindërit se çfarë doja të bëhesha, kamerierë, avokate apo mësuese, unë u kam thënë se dua të bëhem avokate", tha vogëlushja. Ajo ka ëndërr të rikthehet edhe një herë në bankat e shkollës me shoqet e saj. "Dua të vishem bukur si ato, të kem një çantë me libra si ato dhe të shkoj në shkollë. Kjo është ëndrra ime", u shpreh Ina.

pasi s'kam askënd që t'i mbajë dhe unë të jem e lirë për të bërë ndonjë punë të momentit apo për të lypur.

Po vajzën 7 vjeçe e keni dërguar në shkollë?

E çuam në klasë të parë, por pasi u sëmur me diabet, nuk e dërguam më. Ajo del përditë rrugëve me mua. Keni shtëpi? Jo. Fillimisht morëm një shtëpi me qira, por nuk mundëm të paguanim paratë, ndaj dhe na nxorën jashtë. Tani kemi një si dhomë me qira, për të cilën duhet paguajmë 50 mijë lekë në muaj, por edhe atë nuk e paguajmë se nuk kemi.

A ju kanë ndihmuar të afërmit?

Unë edhe bashkëshor­ti i kemi të gjithë familjarët

tanë, por nuk na ka ndihmuar kush, pasi secili shikon hallet e veta dhe familjen e tij.

Po nga bashkia a keni përfituar ndihmë ekonomike sociale?

Asgjë nuk kemi përfituar. Kam shkuar në bashki për ndihmë ekonomike, por duheshin disa dokumente nga Kukësi. Unë nuk kam lekë për bukë, jo më për të shkuar në Kukës për të marrë certifikat­ë.

Cili është apeli juaj në situatën në të cilën ndodheni?

Unë kërkoj ndihmë nga institucio­net shtetërore që dy fëmijët e mi të mos rrinë më rrugëve. Asgjë më shumë, pasi jeta ime iku se po shkoj 40 vjeçe.

 ??  ?? Lulzime Xhafa duke folur për “GSH”
Lulzime Xhafa duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania